E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama propozon ndryshime në ligjet e taksave

Presidenti
amerikan Barak Obama ka propozuar ndryshime në ligjet e taksave dhe në
rregullore të tjera për të ndihmuar klasën e mesme, e cila, siç u shpreh presidenti,
ka qenë objekt sulmi prej disa kohësh.

Në komentet sot
në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se familjet kanë nevojë për ulje taksash
për t'i ndihmuar të paguajnë koston e kopshtit të fëmijëve. Kjo kosto mund të
arrijë në disa mijëra dollarë. Ky shërbim është tashmë shumë i nevojshëm, pasi
një numër i madh grash amerikane kanë filluar të punojnë jashtë shtëpisë gjatë dekadave
të fundit.

Ai paraqiti
gjithashtu një plan për të lehtësuar kushtet për marrjen e kredisë nga
studentët që ndjekin universitetin, dhe ofroi një plan për të zgjeruar opsionet
e kursimit për punonjësit amerikanë.

Zoti Obama bëri
gjithashtu thirrje për më shumë ndihmë për familjet që kujdesen për të afërmit
e tyre të moshuar.

Zyrtarë të Shtëpisë
së Bardhë thonë se këto ide janë disa nga temat që përfshin fjalimi i
Presidentit mbi gjendjen e vendit.  //kk//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›