Filmi anti-islam aktorja padit regjisorin

Një aktore amerikane që ështe shfaqur në filmin anti-Islam qe ka shkaktuar protesta në mbarë botën myslimane, ka paditur regjisorin e filmit. Cindy Lee Garcia akuzoi Nakoula Basseley se e ka mashtruar duke e përfshirë në një film që ajo mendonte se ishte një aventurë në shkretetire.
Ajo gjithashtu po i kërkon gjykatës që të urdhërojë faqen e internetit YouTube që të heqë filmin.
Sipas zonjës Garcia, skripti që kishte marrë ajo nuk e përmendte profetin Muhamed dhe as nuk i referohej fesë myslimane.Aktorja deklaron se ka marrë kërcënime me jetë që kur videoja është postuar në you tube dhe shton se bashkëpunimi i saj me regjisorin e filmit i ka dëmtuar reputacionin. Në seancën e mbajtur në gjykatën e lartë të Los Anxheles, Garcia pretendoi për mashtrim, përgojim dhe shkaktim të shqetësimit emocional.
Filmi ‘Pafajësia e myslimanëve’, që është prodhuar në Shtetet e Bashkuara, kashkaktuar protesta në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, duke arritur deri në Sri Lanka, në disa raste shoqeruar me incidente të dhunshme.
Katër shtetas amerikanë, përfshirë ambasadorin kristofeer stefens , mbetën të vrarë në një sulm ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë më herët gjatë muajit.