E Diel, 1 Nëntor 2026

France sulmohet supermarketi i hebrenjve

Një supermarket me pronarë hebrenj në veri te Parisit është vënë në shënjestër të një sulmi që shkaktoi një të plagosur e la tre persona në gjendje shoku.
Dy persona të veshur me të zeza e me maska, hodhën eksploziv në dyqan e u larguan me shpejtësi pa thënë asnjë fjalë e pa lënë ndonjë mesazh.
Sulmi erdhi në ditën e parë të vitit të ri hebraik dhe ka tronditur të gjithë komunitetin e hebrenjve në Francë.
“Po presim rezultatin e hetimit të policisë”, thanë drejtues të tij, por një akt i tillë i pastër antisemit, sipas tij, shkakton zemërim”. Edhe pse po e trajtojnë episodin me seriozitet, autoritetet franceze janë përpjekur të mos e lidhin atë me karikaturat e publikuara në një revistë vendase, të cilat vënë në lojë profetin Muhamed. Liderët muslimanë në Francë bënë thirrje për qetësi pas takimit me ministrin e bendshëm,Manuel Valls, pas publikimit te karikaturave të profetit Muhamed në një revistë satirike.
Për cdo rast, ato kanë vendosur të marrin masa për mos përseritjen e incidenteve të tilla, duke forcuar pranine e policisë në te gjithë ndertesat fetare hebraike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›