Filmi hard i frymëzuar nga Sarah Palin

Protagonistja është zgjedhur dhe filmi është në fazën e montazhit. Sukses i garantuar, nga ana tjetër bëhet fjalë për Larry Flynt, amerikanin që arriti të ngrinte një mbretëri nga seksi.
Brenda tetorit do të sjellë për teleshikuesit një DVD “porno politik” që ka si protagoniste një aktore sozi të Sarah Palin.
Mes partisë republikane dhe krijuesit të revistës së vetme për burra, “Hustler”, nuk ka ekzistuar një raport i mirë.
Producenti, për të gjetur aktoren, kishte nxjerrë një lajmërim në internet. Lajmërimi kërkonte një aktore që ngjante shumë me Sarah Palin për një rol protagonisteje në një fim erotik.
Çmimi? 2.150 euro vetëm për 10 ditë xhirimesh. Xhirimet kanë përfunduar. Për interpretim u zgjodh aktorja e re nga Alaska 36 vjecarja “Lisa Ann” modele dhe aktore.
Titulli provizor mendohet të jetë “Naylin Paylin”. Siç e shpjegoi edhe producenti 65-vjecar, filmi i tij i ri “nuk do të jetë vëtëm seks dhe kaq.Një rol të rëndësishëm do të ketë satira e dhunshme”.
Skenari përmban, ndër të tjera edhe, një skenë 'hot' mes Palin, senatores Hillary Clinton dhe sekretares së shtetit Condoleezza Rice.
Një nga partnerët meshkuj, do të jetë rus, për ta bërë më të pjerrët rrugën e guverantores 44-vjecare, që në një intervistë kishte cituar afrimin e Alaskës me Rusinë si pjese të kurrikulumit të saj.
“Disa muaj më parë Sarah Palin nuk ishte askushi, ndërsa tani u bë figura nacionale e amerikanëve konservatorë”, ironizon Flynt.