E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi i parë i plotë i xhiruar me telefon

Një regjisor amerikan ka përdorur një telefon Nokia për regjistrimin e një filmi me metrazh të gjatë. Filmi me titull Olive ka si aktore kryesore Gena Rowlands, e cila është edhe fituesja e Golden Globe.

Filmi është xhiruar me një telefon Nokia të modelit N8 me një kamera me rezolucion të lartë të cilës i është adaptuar një lente 35 mm.

Filmi do të shfaqet për herë të parë për publikun javën e ardhshme në Los Angeles. Teknologjia po ecën me shpejtësi dhe telefonat do të jenë me të vërtet një gjë e cila do të bëjë çdo gjë, shprehet regjisori i filmit Hoomal Khalili.

Ky film ka kushtuar më pak se 500 000 dollarë dhe është financuar nga një vendimmarrës i rrjetit social Facebook Chris Kelly dhe filantropi William OKeeffe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›