E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 227 kg drogë, në kufirin shqiptaro-grek

Në kufi mes Shqipërisë dhe Greqisë është kapur sot një sasi e konsiderueshme droge.

Sipas informacioneve të dhëna nga policia greke, mësohet se  në rajonin e Igumenicës është sekuestruar 227 kg drogë.

Duke iu referuar policisë greke, mësohet se dy shtetas shqiptarë janë ndaluar, ndërsa ende nuk bëhet i ditur indetiteti i tyre.

Në vendgjarje ndodhen forca të shumta policie, ndërsa pritet të nisin hetimet në lidhje me destinacionin e drogës dhe nëse ka të tjerë bashkëpunëtorë të këtij rrjeti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›