Mëngjesi i shëndetshëm, pak konsumohet
Mëngjesi, i cilësuar si vakti më i rëndësishëm i ditës, shpesh nuk merr vëmëndjen e duhur. Sipas studimeve, personat të cilët ushqehen në mëngjes, janë në gjendje të humbasin peshë më shpejt se të tjerët.
Jo vetëm kaq, por një ushqim i rregullt çdo mëngjes, ju siguron ju se nuk do ta teproni në drekë, do të jeni më të vëmëndshëm dhe do të punoni më mirë. Por pas gjithë kësaj rezymeje, asgjë nuk ndodh kështu.
Gati 3/4 e njerëzve, mëngjesin e konsiderojnë vaktin më të rëndësishme të ditës, por vetëm gjysma e tyre, ose kthehen në shtrat ose hanë gjysmën e gatimit në shtëpi. Sipas një studimi të kryer nga një kompani e cila prodhon drithëra, çdo mëngjes, njerëzit mesatarisht shpenzojnë tre minuta e 15 sekonda.
1/3 e të anketuarve e hanë mëngjesin në kuzhinë, një pjesë e tyre e hanë në dhomën e gjumit, në banjë, ndërsa 22 % ndërsa vishen.
1/5 e konsumojnë vetëm gjysmën e mëngjesit sepse nuk kanë kohë, ndërsa 1/3 e vijojnë në autobus ose tren gjatë rrugës për punë.