E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi “Chrieg”, protagonist kryesor një shqiptar

Kompania kinematografike “Hugofilm” e Cyrihut do të xhirojë një film me titullin “Chrieg” (Lufta). Regjisori i filmit, Simon Jaquemet, për të cilin ky është filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë planifikon që gjatë verës të fillojë me xhirimet.

Për ketë arsye ekipi i xhirimit do të bëjë gjatë muajit qershor një casting (audicion) për zgjedhjen e aktorëve që do të luajnë në këtë film. Për rolin e Dionit, regjisori ka bërë të ditur se kërkohet një aktor shqiptar, i moshës 16-19 vjeçare. Ai duhet të ketë prirje për muzikën rep, vallëzim, etj. Dioni, sipas skenarit është një tip “cool”dhe ka shumë humor të zi. Filmi “Chrieg” mbështetet financiarisht nga televizioni i Zvicrës, Enti Federal për kulturë dhe fondacioni i Cyrihut për film.

Në qendër të filmit është Matteo, që është një djalë 15 vjeç. Në vend që të shkojë në pushime, atij i duhet të kalojë verën në një stan mali, në një vend të izoluar. Puna e rëndë dhe jeta e ashpër duhet ta kthejnë në tokë dhe ta bëjnë burrë. 
(e.m/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›