E Diel, 1 Nëntor 2026

'Hakmerret' Pattinson, Kristen Stewart po ndjen se cdo të thotë të të tradhtojnë

Kristen Stewart po përballet me thashethemet më të fundit, se Robert Pattinson po e tradhton me shoqen e saj të ngushtë, Katy Perry.

Katy dhe Robert janë parë së bashku të shtunën në një klub në Los Angjeles, ndërkohë thuhet se Katy po e mbështetë atë, pas ndarjes së tij nga Stewart. Kristen Steëart është parë e dëshpëruar dhe larg të qenit e lumtur në rrugët e Beverly Hills.

“Ajo është munduar të kontaktojë me Robert dhe të zbulojë se çfarë po bën ai por tentimi për të takuar Rob ka dështuar pasi ky i fundit nuk ka pranuar”, ka thënë një burim pqër mediat amerikane.

Lidhja e fshehtë mes aktores Kristen Stewart dhe regjisorit Rupert Sanders ( regjisor i filmit Borëbardha dhe Gjahtari, ku Kristen është protagosnite ) bëri bujë në mediat rozë në të gjithë botën. Fansat u zhgënjyen nga tradhtia që protagonistja e sagës “Twilight” i bëri aktorit Robert Pattinson.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›