E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi mbi historine e shpetimit e rikthimit ne jeten shtazore te disa kafsheve jetime

Filmi Born to be wild eshte frymezuar nga lidhja qe ekziston mes njerezve dhe kafsheve. I xhiruar ne teknologjine 3 dimensionale dhe ne formatin IMAX per ekran super-te-madh ky film na con ne jetet e jashtezakonshme te dy grave te rralla  te dedikuara per te shpetuar kafshet jetime ne rrezik. Filmi rrefen dy histori ate te orangutangeve ne Borneo dhe te elefanteve ne Kenia. Te dy grate protagoniste te filmit ia kane kushtuar jeten rehabilitimit te kafsheve te mbetura jetime dhe rikthimin e tyre me ne boten shtazore se ciles i perkasin.

Filmi Born to be Wild i teknologjise 3 dimensionale eshte mjaft terheqes.  Ai udheton ne jeten e elefanteve te vegjel dhe orangutangeve dhe permes jetes se dy grave te jashtezakonshme filmi zbulon emocionet e pashlyeshme dhe inteligjencen e kafsheve te egra.

Dafne Sheldrik eshte nje specialiste e elefanteve e cila rrit nje elefant te vogel jetim  ne Parkun Kombetar te Nairobit ne Kenia ne lindje te Afrikes. Deri tani ajo ka shpetuar ka rritur e ka lene te lire 130 elefante.

Kjo eshte hera e pare qe elefantet jane rritur ne ambjente te kufizuara e me pas jane kthyer atje ku iu takon ne natyre.

Ajo thote se eshte e befasuar nga inteligjenca e elefanteve dhe nga shume aftesi qe ata kane e qe njerezit nuk i zoterojne si komunikimi me tinguj te frekuencave te uleta ne distanca te gjata ose zbulimi i termeteve permes shputave te kembeve.

Ne film Shelderik ndan me shikuesin historine e dhimbshme te elefanteve te mbetur jetime e te traumatizuar mbasi pane nenat e tyre te vriteshin nga gjuetaret e paligjshem te fildishit.  Ajo flet gjithashtu per rikrijimin e besimit te tyre tek  njerezit.

shte gezim kur rrit me sukses nje krijese jetime e cila eshte plotesisht e demtuar e do vetem te vdese dhe ti sheh se si ai rikthehet ne jete nis te luaje te rritet dhe ka serish instiktin e tij te botes shtazore se ciles i perket. Kjo eshte arritje.

Ne ishullin e Borneos ne paqesor Birute Mary Galdikas eshte studiuese e mamaleve  dhe presidente e Fondacionit Nderkombetare te Orungutangeve. Orangutanget jane ne kufijte e zhdukjes mbasi ambjentet e tyre vazhdojne te shkaterrohen nga gjuetaret e paligjshem nga prerja e paligjshme e druve dhe zhvillimi i plantacioneve te vajit te palmes. Gjate 40 viteve te kaluara Galdikas sebashku me nje grup kujdestaresh  kane shpetuar orangutanget jetime.

Ne kemi disa kujdestare dhe ata cojne ne pyll cdo dite orangutanget dhe i lene qe te mesojne njeri-tjetrin.

Filmi ka nje moment kulminant. Orangutanget - kryesisht te rinjte - jane te famshem per sjelljen e tyre komike. Born to be wild nuk ishte film i lehte per tu realizuar.

Skenaristi dhe produecenti Drew Fellman tha se te realizohej nje film per boten shtazore ne teknologjine  3D ishte nje sfide nga ana teknike. Ai thote se te levizje me nje ngarkese pajimesh prej 14 tonesh ne xhunglen e ishullit Borneo dhe te xhiroje elefantet e medhenj ne Kenia ishte nje kapitull me vehte.

Ne kishim nje paisje kamerash IMAX ne vleren e disa milione dollareve dhe 30-40 elefante te rritur qe kalonin prane tyre. Fatmiresisht nuk u thye asgje. Orangutanget  nuk prishen asgje e madje na ndihmonin. Disa here i gjenim duke u perpjekur qe te ndiznin gjeneratoret apo te mbanin dritat pra u bene si pjese e ekipit.

Me pamjet mbreselenese dhe historine imponuese Born to be wild eshte nje mesazh  per te mbrojtur e respektuat boten shtazore.  Dafne Shelderk thote gjate filmit Nese doni vertete nje kafshe atehere  lereni te lire.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›