Obama Bin Laden eshte vrare drejtesia eshte vene ne vend

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama njoftoi vendin se terroristi me i kerkuar ne bote kreu i rrjetit Al-Kaida Osama Bin Laden ka vdekur. Drejtesia eshte shpene ne vend u shpreh presidenti.
Zoti Obama foli mbreme pak para mesnates ne nje transmetim te drejtperdrejte televiziv ku konfirmoi se nje operacion i trupave amerikane kishte rezultuar ne vdekjen e Bin Ladenit. Udheheqesi i al-Kaides tha presidenti u vra ne nje kompleks ne Pakistan.
Presidenti shpjegoi se vjet ne gusht ishte informuar nga kreu i CIA-s Leon Paneta se mendohej qe Bin Ladeni ndodhej ne Pakistan. Presidenti kishte udhezuar agjencite e zbulimit te perqendroheshin ne konfirmimin e vendndhodhjes se tij. Para nje jave shpjegoi me pas presidenti ai ishte informuar per vendndodhjen e sakte te Bin Ladenit ne Pakistan dhe kishte autorizuar nje operacion te kujdesshem nga nje njesi e vogel speciale per sjelljen e tij para drejtesise
Sot me udhezim timin Shtetet e Bashkuara ndermoren nje operacion kunder ketij kompleksi ne Abotabad te Pakistanit. Nje ekip i vogel amerikan e kreu operacionin me guxim dhe aftesi te jashtezakonshme. Ata u treguan te kujdesshem per te mos lene mundesi per lendime ne radhet e trupave amerikane dhe per te shmangur viktima ne radhet e civileve. Pas nje shkembim zjarri ata vrane Osama bin Ladenin dhe moren nen kontroll trupin e tij.
Kane kaluar afro 10 vjet qe nga sulmet terroriste te 11 shtatorit 2001 nga operativet e Al-Kaides kunder Shteteve te Bashkuara.
Presidenti shprehu mirenjohjen e tij dhe te kombit per njesine qe realizoi sulmin. Presidenti ka marre nderkaq mesazhe nga Presidenti Xhorxh Bush dhe presidenti Bill Klinton me pergezime per kete moment historik per kombin.