Filmi që kërkon bashkëpunëtorë

Filmi që do të realizohet quhet “Move On”. Ai do të punohet nga regjisori Asger Leth, i cili pas vetes ka mjaft çmime të fituara ndërkombëtare. Deri më tani Leth në film ka angazhuar aktorin hollivudian Mads Mikkelsen. Ky i fundit njihet për rolet e suksesshme në filmat si “Casino Royale”, “Tre Musketarët”, “Përbindëshat kundër Alienëve”, “Përplasja e Titanëve”, etj.
Ndryshe, ky projekt filmik përfshin edhe Shqipërinë dhe disa shtete tjera të Evropës Lindore dhe asaj Perëndimore.
“Move On” është filmi i parë i këtij lloji, meqenëse këtu bëhet fjalë për filmin e parë interaktiv në botë - ku publikut i kërkohet që të bashkëveprojë me filmin, duke u bërë protagonist i tij.
Kompania AMC, e cila është pjesë e Grupit Deutsche Telecom, po mundëson përfshirjen e publikut në Shqipëri, përmes web-faqes që i është dedikuar këtij projekti: https://move-on-film.al/. Bashkëveprimi është i thjeshtë: gjithkush mund të postojë idetë e veta në këtë web-faqe, ose të përdorë aplikimin Move On, në mënyrë që të frymëzojë regjisorin Asger Leth.
Si rrjedhojë, krahas vendeve tjera, edhe publiku shqiptar mund të propozojë rolin për aktoren kryesore, njërën nga kolonat zanore, një kafshë shtëpiake që do të mund të marrë pjesë në film, faqen e parë të një gazete me një lajm tërheqës, “Një rol për ty” (për veten), “Portreti i yllit tuaj në film” (pllakat apo diçka tjetër), por edhe të ndajë një udhëtim me tren me aktorin Mads Mikkelsen.
Ndryshe, skenat e parapara enkas për Shqipërinë janë: Portreti në mur, në restorantin në të cilin shkon aktori kryesor; Billboardi në rrugë, gjatë skenës së një aksioni (pamje nga Shqipëria – “Visit Albania”); si dhe një rol dytësor i një figuranti në tren, krahas Mikkelsen (aplikuesi duhet të dërgojë një video të tijën, ku ai shfaq aftësitë aktoriale).