E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë pa buzëqeshje

Në Cubus Kunsthalle të Duisburgut (Gjermani), këtyre ditëve është hapur ekspozita “Gratë nga Srebrenica”. Bëhet këtu fjalë për 40 fotografi bardh e zi, të fotografit boshnjak Sead Husic, secila prej të cilave sikur tregon nga një rrëfim personal.

40 gra, 40 rrëfime krejt personale, 40 tragjedi të lidhura në varg, dhe me aq shumë dhembje saqë ajo mund të vërehet lehtë edhe me sy.

17 vjet kanë kaluar në ndërkohë nga masakra e Srebrenicës, në të cilën disa nga gratë e atjeshme humbën “vetëm”djemtë e burrat, disa “vetëm” vëllezërit e dajët, edhe pse shumica e tyre humbën krejt çka patën.

Varësisht nga madhësia e familjes, numri i të humburve shkon edhe deri në persona.

“Kjo është diçka e vështirë që të kuptohet. Mundohuni të paramendoni që përnjëherë të mbeteni pa krejt anëtarët meshkuj të familjes. Një grua këtu vërtet i ka humbur 70 anëtarë të familjes. Nuk e di se çka ishte më vështirë të dëgjoje; faktin që disa kishin humbur fëmijët – djemtë me moshë 9 ose 12-vjeçare – apo ato që i humbën burrat e vëllezërit. Mirëpo, ja që mua ‘m’u desh’ të dëgjoja, sepse përjetimet iu takonin vetëm atyre. Secila veç e veç, për vite të tëra...”, kujton autori i fotografive “Gratë nga Srebrenica”, Sead Husic.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›