Aksidentet, nje i vdekur dhe 7 te plagosur ne nje dite
ELBASAN- Nje i vdekur dhe shtate te plagosur, eshte bilanci i aksidenteve te ndodhura diten e djeshme ne Qarkun e Elbasanit. Viktima eshte nje i moshuar qe udhetonte me biciklete, kurse te demtuarit pasagjere te mjeteve qe jane perplasur dhe kane dale nga rruga. Aksidenti i pare me pasoje vdekjen e nje te moshuari, ka ndodhur ne aksin Peqin-Elbasan mengjesin e djeshem, ne vendin e quajtur "Gjocaj", kur mjeti tip "Peugeot", me targe te huaj BE873D, qe drejtohej nga Ruzhdi Jupa, nga Rrogozhina, ka perplasur nje biciklete me te cilen udhetonte Xhevat Boshaliu. Per pasoje i moshuari ka humbur jeten, ndersa drejtuesi i mjetit eshte shoqeruar nga policia.
Tre persona kane mbetur te plagosur si pasoje e renies se nje automjeti nga lartesia 10 metra ne Qafe-Krrabe pak ore me pas. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00 te dites se djeshme prane kilometrit te 29, teksa mjeti me targe TR1064F, qe udhetonte drejt Elbasanit, ka humbur kontrollin duke perfunduar ne humnere. Per pasoje nje grua ka mbetur e plagosur rende, ndersa dy persona te tjere jane plagosur lehte.
Nderkaq nje tjeter aksident ka ndodhur mbremjen e se henes, ne aksin Perrenjas-Librazhd. Rreth ores 23:30, ne vendin e quajtur "Xhyre", dy mjete jane perplasur me njeri-tjetrin duke shkaktuar plagosjen e dy drejtuesve dhe 2 pasagjereve. Sipas policise, mjeti tip "Benz", me targe LB2296A, qe udhetonte nga Perrenjasi drejt Librazhdit, i drejtuar nga Istref Sina 27 vjec, eshte perplasur me mjetin tip "Mitsubishi", me targe LB2210A, qe drejtohej nga 30-vjecari me inicialet B. LL., dhe qe udhetonte ne drejtimin e kundert.