Terrorizoi fshatin me arme, pranga te kerkuarit
Nje person i kerkuar per prishje te rendit dhe te qetesise publike, eshte arrestuar nga Policia e Korces diten e djeshme. Vebi Leka 43 vjec, banues ne fshatin Slabinje te Pogradecit, eshte kapur ne shtepine e tij nga agjentet e Zyres se Kerkimeve, pas disa muaj kerkimesh. Burime zyrtare bene me dije se arrestimi i Lekes eshte bere pasi Prokuroria e Korces kishte nxjerre urdher-ekzekutimi per vepren penale "prishje te rendit dhe qetesise publike". Denoncimi eshte bere nga bashkefshataret e 43-vjecarit, te cilet kane deshmuar se me nje arme zjarri, Leka i ka terrorizuar me te shtena ne ajer.