Filozofia eZorbës, mirëpritet në skenën e TKOB
skenën e operës. Koreografi Sukniqi rrëfen se artistët janë rikthyer disa herë për të përshëndetur publikun në sallë. E ndërkaq që tingujt e valles së famshme greke kanë entuziazmuar publikun në teatrin e operës, pasi muzika e kompozitorit të njohur grek Mikis Theodorakis dhe libreti i shkrimtarit grek Nikos Kazanzakis përçuan tek publiku shqiptar një histori emocionuese mes Zorbës dhe Xhonit të interpretuar nga balerinët shqiptarë solistë në teatrin e Athinës, Altin Koruti dhe Blendi Latifaj. Veç tyre në rolet kryesore interpretonin dhe balerinat Erisa Gina në rolin e Marinës dhe Elona Nallbani në rolin e madam Ortancës. E ftuar e speciale në këtë premierë ishte këngëtarja Manjolla Nallbani, e cila interpretoi dy këngë greke pjesë e konceptimit muzikor të këtij baleti. Kostumografia dhe skenografia ishin elementët plotësues të kësaj historie që zhvillohet në ishullin e Kretës atje ku dhe zhvillohen ngjarjet. Vepra e rëndësishme e baletit grek, Zorba ka angazhuar rreth 200 artistë në tërësinë e saj, dhe sipas vetë koreografit Arjan Sukniqi, është një vepër e vështirë, pasi është një vepër kontemporane. Manjola Nallbani i është përgjigjur me kënaqësi ftesës që i është bërë nga drejtori z. Zhani Ciko, duke e falënderuar për pjesëmarrjen e saj në këtë vepër. E njohur po ashtu, si këngëtare e muzikës së lehtë shqiptare sot ajo është ndër këngëtaret më të preferuara për publikun, por ndërkaq gjithmonë potenciali i saj si soprano ka qenë vlerësuar gjithnjë. Vepra me libret të Nikos Kazanzakis veç koreografit Arjan Sukniqi, si mjeshtër kori vjen Dritan Lumshin dhe dirigjuar nga Edmond Doko, skenografia është realizua nga Platon Bardhi dhe kostumet nga Taulant Pustina. Koreografi Arjan Sukniqi thotë: ky është një balet filozofik, që përcjell antagonizmin mes dy mentaliteteve, që nisen nga një pikënisje. Kjo do të thotë se kjo ka lidhje me jetën, me mënyrën se si e shikojmë jetën, se si e përballojmë atë. Në fund është ideja se kush e shijoi më shumë këtë jetë, ky që e pa me syrin pragmatist apo ky që e pa me syrin idealist. Personazhi kryesor i baletit, Zorba, një fshatar i pashkolluar, por me një inteligjencë natyrore të lindur, i cili me mençurinë e tij karakterizohet një nga heronjtë popullorë të Greqisë. Zorba e quan jetën dhuratë nga Perëndia dhe në sajë të mençurisë së tij, kërkon që këtë jetë ta shfrytëzojë në të gjitha mënyrat, duke shpalosur një prakticizëm perfekt dhe duke gjetur zgjidhje në favor të tij për çdo situatë të jetës që i krijohet. Emri i koreografit Arjan Sukniqi, por dhe të ftuarve specialë si Manjola Nallbani, Altin Koruti dhe Bledi Latifi premtojnë për të tjera net të mbushura me emocione në skenën e TKOB, në baletin me dy akte që vjen për herë të parë Zorba.
Katedralja e Nënë Terezës promovohet më 5 shtator në Prishtinë
Viti 2010, i cili është shpallur Viti i Nënë Terezës në Shqipëri dhe Kosovë po vijon me të tjera përgatitje për shumë aktivitete kulturore për nder të bamirëses shqiptare. Veç aktiviteteve që po zhvillohen në Tiranë shumë të tjera po zhvillohen dhe në Kosovë. Aktiviteti më kulminant gjatë vitit të Nënës Terezës, do të jetë më 5 shtator, kur pritet të përurohet edhe Katedralja në qendër të kryeqytetit. Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, Lirie Kajtazi, tha se kjo do të jetë ngjarja me e rëndësishme për festimin e 100-vjetorit të Nënës Terezë. Ministria e Kulturës në Kosovë, ka hartuar një program të ngjeshur të ngjarjeve kulturore, shkencore dhe të veprimtarive të tjera, përmes të cilave do të nderohet dhe përkujtohet figura madhore e humanistes shqiptare. Kajtazi përmendi disa nga aktivitet që janë zhvilluar deri më tani dhe ato të cilat do të organizohen deri në fund të vitit, por shtoi ajo, për të gjitha këto aktivitete, buxheti nuk është i mjaftueshëm. Kajtazi bëri të ditur se qeveria ka ndarë 100 mijë euro për pjesën e aktiviteteve, ndërkohë Ministria e Kulturës ka ndarë 100 mijë euro për mbulimin e projektit të shtëpisë muze Nëna Terezë. Sipas saj, të gjitha aktivitetet, që janë paraparë të zhvillohen gjatë këtij viti, nuk mund të mbulohen më këtë shumë. Për 100-vjetorin e Nënës Terezë, janë koordinuar aktivitete të përbashkëta edhe me Shqipërinë, tha në fund Kajtazi.
Ritmet e muzikës rock ndezin publikun
Grupi i njohur i muzikës rock Troja ka ndezur publikun në koncertin, që u zhvillua në Gërmi, Prishtinë. Megjithëse koha nuk është treguar shumë e qëndrueshme, sërish djemtë e grupit Troja kanë mahnitur publikun më ritmet e muzikës që ata sjellin. Bashkë me ta në këtë koncert që u zhvillua të dielën kanë performuar dhe grupe të tjerë nga Kosova si ai Jericho dhe ai nga Maqedonia Blla Blla Blla. Shiu nuk i ka penguar më shumë se 1 mijë adhurues të muzikës rock, që për më shumë se 4 orë kanë qëndruar në amfiteatrin në Prishtinë. Grupit nga Kosova Jericho, me gjashtë këngët e tyre, i ka takuar ta hapte koncertin ku tingujt e parë ata i kanë lëshuar në orën 21.00. Për 23 minuta performanca e Jerichos ka përmbledhur hitet e këtij grupi. Kur do të pushojë kjo këngë, Do ti tregoj unë mikut tim, Shkaba, Zgjohu etj, kanë qenë këngët që ata kishin përzgjedhur për paraqitjen e tyre si të ftuar të trojanëve. Një tjetër grup rock Blla Blla Blla, ka zënë skenën dhe në 35 minuta, ku edhe ata kanë interpretuar gjashtë këngë të tyre.