E Diel, 1 Nëntor 2026

Koreografi Luan Shtino, një përvjetor mes miqve dhe kolegëve

Një paradite miqësore me solistin dhe pedagogun Luan Shtino në 70-vjetorin e lindjes në bashkëpunimin me Shkollën Kombëtare Koreografike u zhvillua në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Në këtë takim morën pjesë personalitete të artit të Koreografisë, pedagogë të Akademisë se Dancit si dhe miq e artdashës, ish kolegë balerinë etj. Aktivitetin e hapi zj. Blerina Arbana drejtoreshë e Shkollës Kombëtare Koreografike, e cila vuri në dukje vlerat e këtij personalitetit të vallëzimit shqiptar si balerin, koreograf dhe në mënyrë të veçantë si pedagog. Në vijim, në emër të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, përshëndeti z. Albert Janku ish balerin, Artist i Merituar. Në këtë paradite muzikore një fjalë të rëndësishme mbajti koreografi, Artisti i Popullitz. Agron Aliaj. Klasa e pedagogut Luan Shtino dhuroi një buqetë numrash të zgjedhur nga repertori i vënë nga pedagogu i tyre në skenë. E ndërkaq që një prej veprave më të arrira të koreografit Shtino është dhe vepra Faust e vënë në skenën e TKOB. Kështjellat dhe femrat janë njëlloj, i mposhtim lehtësisht", kështu këndonin burrat në Gjermaninë e shek. XVI. Si kështjellat, edhe femrat nuk ishin tjetër gjë, veçse trofe që duheshin fituar, e paskëndej nëse të mërziten edhe mund të braktisen. Kështu mendon edhe Fausti sadoqë, ndryshe nga të tjerët, mban në shpatulla dy përvoja jetë dhe urtësinë e një shkencëtari. Por urtia nuk i vlejti për asgjë kur nënshkroi paktin me djallin Mefistofel, kur gënjeu Margaritën dhe e braktisi atë. Kjo është tragjedia e njerëzimit, ajo mban emrin "Faust", dëshirën për të qenë gjithnjë i ri, për të qenë i përjetshëm, për të qenë gjithnjë i dashuruar. Një tragjedi që në 4 orë i foli publikut shqiptar në operën me të njëjtin titull, dhe erdhi nën koreografinë e Luan Shtinos. Koreografi Shtino, u lind në qytetin e Gjirokastrës, në një familje me tradita kulturore. Në moshën 10-vjeçare pasi transferohet në Tiranë, rreth viteve 50 merr kontaktet e para me vallëzimin, ku spikat dhe i jepet e drejta që në vitin 1958 të vazhdonte studimet e larta në Ish Bashkimin Sovjetik, shkollë ku kishin studiuar edhe balerinët e parë shqiptarë si Agron Aliaj, Ganimet Vendresha, Xhemil Simixhiu, Petrit Vorpsi, Zoica Haxho.Së bashku me Miltiadh Papën pranohen në këtë universitet ku kryejnë studimet e larta. Në vitin 1960 fillon punë si balerin i parë në trupën e baletit të Teatrit të Operës dhe Baletit. Punon për 28 vjet pranë kësaj trupe deri sa del në pension, duke realizuar role të spikatura në baletet shqiptare dhe botërore. Për 50 vite me radhë është një nga pedagogët me jetë pedagogjike më të gjatë si në shkollën koreografike të mesme ashtu edhe atë të lartë.

Bashkia e Shkodrës, galeria e madhe e artit në qytet
Holli madhështor i Bashkisë së Shkodrës me origjinë mbi 100 vjeçare do të bëhet një sallon i madh arti. Kryebashkiaku i Shkodrës z. Lorenc Luka, ka pasur idenë që ky holl i madh, të jetë çdo fundjave në shërbim të artit shkodran. Në këtë holl madhështor këtë fund jave janë demonstruar 22 piktura të piktorit Skënder Strica, i cili kishte sjellë ekspozitën Nostalgji Dimri ku dukej Shkodra në borë, të një realizmi i shoqëruar me një pasion për modelimin të së ftohtës me të ngrohtë në penalatat e Stricës. Nënkryetari i Bashkisë Ridvan Trashani, ka theksuar këtë risi të Bashkisë, e cila tashmë ju ka hapur një galeri të madhe artit në Shkodër dhe po ashtu shkrimtari Skënder Drini, ka bërë me një fjalë të mbushur me narrativë të thekshme mbi artin dhe pikturën e Stricës, hapjen e ceremonisë së rastit. Në këtë hapje të madhe të Bashkisë së Shkodrës për artin shkodran, kanë qenë si vizitorë rreth 200 persona dhe më vonë "Nostalgji Dimri" e Stricës është vizituar edhe nga shumë të tjerë, dashamirës së pikturës në Shkodër. Në përgjithësi kjo iniciativë e Bashkisë së Shkodrës, është pritur mirë nga artistët në Shkodër, dhe sidomos ato të artit në pikturë dhe skulpturë dhe po ashtu edhe arteve aplikative. Në këtë ekspozitë të pikturës në Shkodër dhe pikërisht hollin e Bashkisë, kanë qenë shumë artistë dhe shkrimtarë në mes tyre edhe Fadil Kraja, por edhe shumë piktorë të Shkodrës, që dukeshin shumë të kënaqur në një bujari të qartë, të institucionit më të rëndësishëm të qytetit më të madh në veri. Kjo është e para iniciativë prezantuese dhe funksionale e një rëndësie të tillë, dhe organizimi të tillë në Shqipëri, dhe normalisht ka treguar se Shkodra nuk mbaron se bëri surpriza të tilla të bukura në art dhe kulturë.
B. Bekteshi

Berisha ngushëllon familjarët e aktorit Perika Gjezi
Kryeministri Berisha i dërgoi dje një mesazh ngushëllimi familjarëve të Perika Gjezit. Në mesazh thuhet se: Ndihem thellësisht i prekur dhe i hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tuaj më të dashur, të aktorit që me interpretimin dhe talentin e tij i ka falur teatrit dhe kinematografisë shqiptare shumë role të spikatura që do të mbeten në kujtesën e të gjithë shqiptarëve dhe në fondin e vyer të kinematografisë shqiptare. Më tej në vijim të mesazhit kryeministri Berisha pohon se aktori Perika Gjezi përmes roleve të interpretuara me mjeshtëri prej tij, në disa nga filmat më të bukur shqiptarë, do të mbetet në zemrën dhe mendjen e Korçës së tij të dashur ku u lind, u rrit dhe u shkollua duke u mëkuar me pasionin dhe dashurinë për këtë art fisnik, si dhe do të mbetet i pashlyer në zemrën dhe mendjen e të gjithë artdashësve shqiptarë.

Last Updated on E Hene, 28 Qershor 2010 20:12

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›