E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalistet e Gjeniut, "deputete" per nje dite

Femijet e "Gjeniut te Vogel" kane perjetuar per nje dite emocionin e te qenit pjese e Kuvendit te Republikes. Me ftese te kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, finalistet e edicionit te trete te ketij spektakli dhe fituesja e tij, Laura Gjipi, te shoqeruar edhe nga organizatoret e tij, kane kryer nje vizite ne ambientet e Kryesise se Kuvendit dhe te Parlamentit. Te shoqeruar nga organizatoret e spektaklit, Pandi e Bledi Laco dhe kompozitori Ardian Hila, femijet biseduan me Kryetaren e Kuvendit duke ndare me te emocionet dhe histori te ndryshme nga puna e perditshme gjate pergatitjes se spektaklit. Me zerin e tyre te mrekullueshem femijet e "Gjeniut te Vogel" mberthyen para ekranit te televizorit, per 14 jave rresht, mijera shikues te medhenj e te vegjel, mes tyre dhe kryetaren e Kuvendit, e cila nuk harron t'i komplimentoje dhe te kerkoje qe ndonjeri prej tyre te interpretoje live ne kete takim miqesor. "Jeni te mrekullueshem dhe keni bere nje pune te jashtezakonshme. Mezi prisja oren kur fillonte spektakli", tha zonja Jozefina Topalli gjate bisedes me femijet e talentuar. Ajo pergezoi organizatoret per aftesine e tyre ne zbulimin e ketyre talenteve te rinj. "Kemi udhetuar shume neper Shqiperi per t'i gjetur dhe na eshte dashur nje pune e madhe per te realizuar kete spektakel," u shprehen organizatoret gjate bisedes me Kryetaren e Kuvendit. Te ambientuar me kameren dhe skenen, femijet e "Gjeniut te Vogel" nuk e paten te veshtire te kendonin. Duke i pergezuar edhe njehere per talentin e tyre dhe duke u uruar suksese te tjera ne te ardhmen, Topalli i ftoi femijet Bruna, Riad, Laura, Tedi, Arilena, Klejti, Artiola, Fjolla dhe Jozefina Simoni per te vizituar Parlamentin. Emocioni i femijeve u be edhe me i forte kur u nisen per ne sallen e parlamentit, aty ku 140 deputete marrin vendime te rendesishme. Laura Gjipi, fituesja e spektaklit, eshte ajo qe ze menjehere vendin e kryetares se Kuvendit, ndersa Bruna, Riad, Tedi, Arilena, Klejti, Artiola, Fjolla dhe Jozefina Simoni zene vendet e ministrave ne kabinetin qeveritar. Madje disa prej tyre provuan edhe emocionin e ngritjes se kartoneve, nje eksperience qe i shtohet asaj te perjetuar gjate gares se ketij edicioni te spektaklit te talenteve te vegjel te kenges.
BISEDA
Te shoqeruar nga organizatoret e spektaklit, Pandi e Bledi Laco dhe kompozitori Ardian Hila, femijet biseduan me Kryetaren e Kuvendit duke ndare me te emocionet dhe histori te ndryshme nga puna e perditshme gjate pergatitjes se spektaklit.
UDHETIMI
"Kemi udhetuar shume neper Shqiperi per t'i gjetur dhe na eshte dashur nje pune e madhe per te realizuar kete spektakel," u shprehen organizatoret gjate bisedes me Kryetaren e Kuvendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›