E Diel, 1 Nëntor 2026

Riperteritje apo bllokim i marreveshjes nga ana e Zvicres?

Sindikata zvicerane UNIA kumton se qe nga 1 prilli, shteti federal zviceran ka nderprere marreveshjen per sigurime sociale te kosovareve qe punojne ne kete shtet. Ne baze te marreveshjes per sigurime sociale ne mes te ish-Jugosllavise dhe Zvicres, sigurimet shoqerore te kosovareve qe kane punuar ne kete shtet jane paguar nga shteti federal zviceran qe nga viti 1964. "Ne kuader te kesaj marreveshje ka pasur nje numer qytetaresh te cilet jane kthyer per te jetuar ne Kosove: behet fjale per rreth 300 pensioniste, te cilet kane marre pensionet nga Zvicra edhe pse jetojne ne Kosove", -shpjegon per Deutsche Welle-n Bexhet Gaxhiqi, kryesues i Komisionit per Negociata lidhur me Sigurimet e pensioneve me Zvicren, prane Ministrise per Pune dhe Mireqenie Sociale te Kosoves.
Mijera kosovare marrin pensione invaliditeti nga Zivcra
Nder kosovaret te cilet kane pesuar fatkeqesi ne pune dhe ne baze te shkalles se invaliditetit te percaktuar nga komisioni shendetesor zviceran, jane paguar edhe pas kthimit te tyre ne Kosove eshte edhe Arif Zeqiri, 70 vjec, nga komuna e Decanit.
"Me 30 maj 1979, me shtypi makina e perpunimit te betonit. Kemben e kam pas te thyer ne dy vende, krejt brinjte e anes se djathte dhe trupin pothuaj te zhveshur nga lekura teresisht. Tete muaj kam ngel n´spital, dy muaj e nje jave pa vetedije" - tregon Arif Zeqiri, per te cilin mund te thuhet se pati fat ne fatkeqesi, sepse gezon qysh prej 28 vitesh pension invalidor prej 1700 frangash zvicerane.
"Doja te punoja, por nuk mundesha...Provova dy tri here" - vazhdon rrefimin Arif Zeqiri. "Pas nje kohe erdhen punonjes te sigurimeve dhe me pyeten se ne cilen banke deshiroj t´ma bartin pensionin. Dhe, prej atehere cdo muaj i marr nga 1730 franga. Kurre mue s´mu kan' vonu vec me te dytin gjithmone m´kane ardhe. E tash me 2 te muajit maj, nuk e di..."
Riperteritje apo bllokim i marreveshjes nga ana e Zvicres?
Por sipas Bexhet Gaxhiqit, kryesues i komisionit per negociata per sigurimet pensionale invalidore me Zvicren, ketu nuk behet fjale per skadim por per kerkese per riperteritjeje te kesaj marreveshjeje e cila ka ndryshuar qe me pranimin e Kosoves si shtet sovran nga ana e Zvicres.
"Marreveshja e nenshkruar ne vitin 1963 e cila ka hyre ne fuqi me 1964 eshte nenshkruar nga ish sistemi jugosllav. Ndersa, me njohjen e Kosoves si shtet nga ana e shtetit zviceran, duhet te nenshkruhen marreveshje te reja. Shteti federal zviceran ka nje nderprerje te tille me 145 shtete te tjera dhe kur flasim per shtetet e Ballkanit, nje forme e tille eshte nenshkruar me Kroacine, ndersa me Maqedonine, Malin e Zi etj. po negociohet. Dhe, ne kete aspekt, edhe ne si qeveri e Republikes se Kosoves po bejme perpjekje te jemi pjese e ketyre negociatave per nenshkrimin e nje marreveshjeje te re dhe te gjitha pikat qe kerkohen jane te gatshme" - thote Gaxhiqi.
Zvicra: E veshtire te vertetohet gjendja shendetesore e pensionisteve te rikthyer ne Kosove
Vendimin per mosriperteritjen e marreveshjes, autoritetet e Zvicres e kane arsyetuar me veshtiresite per vertetimin e gjendjes shendetesore te atyre qe e marrin pensionin invalidor nga Zvicres dhe jetojne ne Kosove. Sipas Bexhet Gaxhiqit:
"Eshte permendur se nje ekip agjentesh zvicerane kane ardhur per te verifikuar situaten, edhe pse ne nuk kemi qene te informuar. Sidoqofte, ne jemi te gatshem qe te ofrojme mbeshtetjen tone profesionale dhe ligjore per te bere verifikimin e te gjitha rasteve".
Nevojen per vertetimin e gjendjes shendetesore te kosovareve qe gezojne pensionin invalidor te Zvicres dhe jetojne ne Kosove, e ka nxitur propaganda per keqperdorime nga ana e disa qytetareve kosovare lidhur me invaliditetin e tyre. Megjithate "veshtiresi te tilla, nese ekzistojne, s'mund te arsyetojne diskriminimin e dhjetera mijera njerezve nga Kosova te punesuar ne Zvicer dhe te familjeve te tyre"- konsideron sindikata me e madhe zvicerane UNIA, ne nje reagim te botuar ne internet, nepermjet te cilit i ben thirrje Keshillit Federal Zviceran qe te negocioje me qeverine e Kosoves nje marreveshje te re te sigurimeve shoqerore si dhe te respektoje te drejtat e te siguruarve, pavaresisht vendbanimit te tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›