Pak hapësirë për rregjisorët dhe artistët e rinj

Regjisoret dhe artistet e rinj gjejne pak ose aspak hapesire ne tregun teatror pasi shteti shqiptar ende ka politika te vaketa lidhur me aktivizimin e tyre. Alma Hoti eshte shembulli i qarte i mbijeteses se pasionit per teatrin ne Shqiperi edhe pa mbeshtetjen e isntitucioneve perkatese. Regjisorja e re, pas cmimit te teatrit per regjine ne festivalin e te rinjve brenda nje kohe rekord prej 3 muajsh sjell per publikun shqiptar dy vepra te poetit dhe dramaturgut me te famshem spanjoll, Federico Garcia Lorka.
Pas “Shtepia e Bernarda Albes” regjisorja ngjit ne skene me nje grup studentesh dhe aktoresh te rinj vepren “Yerma” te autorit spanjoll e nisur vetem nga pasioni.
“është puna e dytë që unë bëj nga pasioni dhe dëshira dhe dashuria për teatrin, pa asnjë lloj përfitimi. Nëse nuk ecim në këtë lloj forme nuk rritemi dot, nuk krijojmë dot besimin tek të tjerët” tha Hoti.
Regjisorja e dashuruar jo vetem me simboliken dhe forcen inovative te Lorkes, por edhe me shtysen qe i jep ai femres per te gjetur vendin e vet ne shoqeri nuk ndalet edhe para veshtiresive te financimit apo kokecarjeve qe kerkon nje realizim skenik e per me teper i nje autori si Lorka.
“Magjia që Lorka të sjell përmes ndjenjave dhe mbi të gjitha përmes personazheve femra, më ka bërë që të dashurohem marrëzisht dhe as vetë nuk e imagjinoja që mund ta vija në skenë aq shpejt ” tha Hoti.
“Yerma” ngjitet ne skene dy nete me radhe ne Akademine e Arteve te shtunen dhe te dielen dhe eshte e vështirë që të imagjinohet një përfaqësues më i mirë i letrave spanjolle në skenat shqiptare sesa Federico García Lorca.
Ndërgjegja e tij shoqërore dhe pozicioni i tij antifashist e kthyen në një nga viktimat e Luftës Civile Spanjolle, teksa vdiste i pushkatuar në Granada me 1936.
Mira Tuci