Finalisti i parë

Olympique Lyonit i nevojitet shpirti luftarak, me të cilin eliminoi Real Madridin më herët gjatë garës, nëse do të kalojë Bayern Munichun të mërkurën për të siguruar kalimin e parë në finale të Ligës së Kampionëve.
Në disavantazh 1-0 nga ndeshja e parë, ku bavarezët u desh të zhvillojnë një pjesë të gjatë të takimit me 10 futbollistë pas përjashtimit të Franck Riberys, sulmuesi i Lyonit, Lisandro Lopez dhe trajneri Claude Puel kanë thënë se ekipi nga Ligue 1 duhet të tregojë paraqitje të shkallës së lartë.
“Ekipi duhet të ndryshojë qëndrimin, mentalitetin e tij. Ne kemi luajtur shumë në mbrojtje, duhet të sulmojmë më tepër”, tha Lisandro i cili shtoi se Lyon duhet të inspirohet nga paraqitja në Bernabeu në rrethin e dytë të garës, kur me barazim 1-1 arritën të eliminojnë Real Madridin pas fitores 1-0 në takimin e parë. “E kemi bërë një herë, mund ta bëjmë përsëri. Atë natë të gjithë e deshëm kualifikimin”, shtoi ai.
Ndërsa Puel tha se Lyon shpeshherë tregon fuqinë e plotë kur është në vështirësi. “Preferoj këtë gjendje sepse ne luajmë më mirë kur jemi në kërkim të rezultatit”, tha ai.
Të dyja ekipet kanë probleme me lëndime dhe suspendime. Lyonit i mungon Jeremy Toulalan, ndërsa Bayerni do të paraqitet pa Franck Riberyn, pasi të dy u përjashtuan në takimin e parë.
Qendërmbrojtësit e Bayernit, Martin Demichelis dhe Daniel van Buyten janë në dyshim, njësoj si qendërmbrojtësi i Lyonit, Cris dhe mesfushori Michel Bastos.
Bayerni ka edhe mesfushorin Danijel Pranjic të suspenduar, ndërsa trajneri Louis van Gaal nuk do të mund të llogarisë edhe në mesfushorin ukrainas Anatoliy Tymoshchuk, i cili nuk ka udhëtuar me ekipin për shkak të një shqetësimi në stomak. Mbrojtësi Diego Contento është po ashtu në dyshim.
“Njësoj si Daniel van Buyten edhe Contento ka pësuar një dëmtim dhe ende nuk e dimë nëse do të jetë në gjendje të luajë. Ata kanë udhëtuar me ne, por do të shohim më vonë se në çfarë gjendjeje janë”, tha trajneri Van Gaal.
Mesfushori i Bayernit, Bastian Schweinsteiger ka thënë se barazimi 1-1 në Borussia Moenchengladbach ka lënë gjurmë, ndërsa ndeshja e Lyonit kundër Monacos ishte shtyrë.
“Ne kemi pësuar disa lëndime, ndërsa Lyon është përgatitur qetë për këtë ndeshje”, tha Schweinsteiger. Një lajm i mirë për Bayernin është rikthimi i kapitenit Mark van Bommel, i cili do të shprehë fuqi në mesfushën e Bayernit. Ai kishte qenë i suspenduar për ndeshjen e parë.