E Shtunë, 31 Tetor 2026

Runi, Lojtari i Vitit në Premiership

çmimi

Largimi i Kristiano Ronaldos e ka ndihmuar Uejn Runin që të shndërrohet në një lojtar vendimtar te Mançester Junajtid. Asnjëherë më parë si në këtë sezon, sulmuesi nuk ka qenë kaq i rëndësishëm për skuadrën e Ferguson. 34 golat e realizuar në 42 ndeshje kanë bërë që 24-vjeçari të vlerësohet si “Sulmuesi më i Mirë” në Premiership. Votimi është bërë nga Shoqata e Futbollistëve Anglezë (PFA) dhe për të katërtin vit radhazi ky çmim është marrë nga një lojtar i “Djajve të Kuq”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›