Venger gati gjithçka për të mbajtur Çeskun
Arsenal
“Ndërtimi i ‘Emirates Stadium’ na detyroi të jemi të kursyer në merkato për shumë vite, por situata financiare e klubit tani është shumë më e mirë dhe jemi më në fund gati të blejmë lojtarët që na duhen”. Me këto fjalë Arsen Venger ka ngjallur shpresat e tifozëve të zhgënjyer nga ky sezon. Arsenali është gati të bëjë gjithçka për të mbajtur çesk Fabregas, të cilit i ofron një bonus pre 3,5 milionë eurosh dhe një rrogë të dyfishuar për sezonin e ardhshëm, mjafton që të heqë dorë nga largimi drejt Barcelonës.
#