E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati: Barça na e ka frikën dhe bën presion ndaj gjyqtarit

Inter

“Do të luajmë një gjysmëfinale të Champions League, Barcelona kërkon të kualifikohet po ashtu si edhe ne dhe për këtë arsye ata po mundohen të ushtrojnë presion ndaj gjyqtarit”. Kjo është deklarata e presidentit të Interit, Masimo Morati, për ndeshjen e së mërkurës që zikaltërit e drejtuar nga Zhoze Murinjo do të luajnë në “Kamp Nou”. Italianët fituan 3-1 në takimin e parë, ndërsa “blaugranat” dhe një pjesë e konsiderueshme e mediave spanjolle u ankuan për gjykimin. UEFA ka vendosur që “bilbili” i kësaj sfide do të jetë belgu i mirënjohur, Frank De Bleker. Më tej, njëshi i kampionëve të Italisë flet edhe për rikthimin e skuadrës në krye të Serisë A. Morati nuk e fsheh kënaqësinë, edhe pse deklaron se Interi ishte përqendruar vetëm te Barcelona. “Prej së dielës ishim përqendruar vetëm te sfida me Barçën: ajo është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Për sa i takon kampionatit, në këto momente nuk e mendojmë faktin që kemi një pikë më shumë ose një pikë më pak. E kemi të qartë se mungojnë edhe tri ndeshje nga mbyllja e sezonit”. Përqendrimi për të zhvilluar një ndeshje perfekte është maksimal, por humori është prishur disi vetëm nga problemet e Uesli Shnajder. Holandezi ka probleme muskulore dhe po bën të pamundurën të jetë në fushë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›