E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zlatan Ibrahimoviç: Inter, në Madrid do të shkoj unë

Barcelona

“Humbja 3-1 është si 1-0”. Barcelona është e bindur: “përmbysja” është e mundshme. E siguron Zlatan Ibrahimoviç, i cili, pas paraqitjes zhgënjyese në San Siro, beson te kualifikimi në Kamp Nou. Ish-sulmuesi zikaltër ishte mes protagonistëve negativë në gjysmëfinalen e parë, por në kampionat, ndaj Kserez, ka shënuar dhe është dukur në formë të mirë. “Jam shumë mirë, tha Ibra. 60 minutat me Interin dhe 90 me Kserez më kanë bërë mirë”. Një Ibra i rigjetur, duket i bindur se Barça do të jetë në gjendje të përmbysë 3-1 kundër Interit, mbi të gjitha falë efektit “Kamp Nou”. “Në dy ndeshjet e fundit të Champions në shtëpi kemi shënuar katër gola ndaj Shtutgartit dhe katër ndaj Arsenalit. Jemi një skuadër që shënon shumë gola, gjë që na nevojitet edhe tashmë për të arritur në finale”. Fondamentale, sipas Ibrahimoviç, do të jetë të luajmë “si Barça”: “Në Milano humbëm, sepse nuk bëmë lojën tonë, jo sepse fituan ata me futbollin e tyre. Humbëm 3-1, një rezultat i rëndë, por një 3-1 është njëlloj si 1-0”. Pra ish-zikaltri e shikon veten në finalen e Madridit më shumë sesa ish-skuadrën e tij: “Jam i bindur që do të luajmë ne në Madrid. Besoj te vetja dhe te skuadra ime”. Ndërsa asnjë mesazh për Murinjon. “Nuk flas për të, përfundon ai, sepse nuk më intereson”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›