Pret penisin, familja donte ta martonte me mbleseri
Nje egjiptian 25-vjecar ka prere penisin e tij, ne forme revolte ndaj prinderve, te cilet donin ta martonin me mbleseri me nje vajze te shtreses se ulet. "Pasi i ankohej per dy vjet me radhe te atit per te mos e martuar me kete vajze, djali, emri i te cilit nuk behet i ditur, mori nje thike dhe preu organin e tij gjenital", beri te ditur policia lokale. 25-vjecari eshte banues ne provincen Qena ne Egjipt, nje nga zonat me te prapambetura dhe me fanatike, ku ndodhej shume shekuj me pare mbreteria e egjiptianeve "Luxor". Mjeket thane se i riu ndodhet jashte rrezikut per jeten, por atij nuk mundi t'i ngjitej penisi. Zakonisht, ne kete zone te varfer te ketij shteti, martesat kryhen midis shtresave te njejta sociale ndersa rralle, keto kurorezime behen si pasoje e dashurise reciproke midis ciftit.