E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finalizohet plani për doganierët, bllokada në veri

PRISHTINË- Plani operacional i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e kontrollit doganor në Veri është finalizuar. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja kosovare, Express, e cila citon një zyrtar të lartë kosovar, sipas të cilit plani është hartuar në konsultim me KFOR-in dhe EULEX-in.

Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se zbatimi i planit fillon të premten. Ai tha se edhe doganierët dhe policët kosovarë do të vendosen në Bërnjak dhe Jarinje.

Ai shtoi se të hyrat në dy pikat doganore në Veri do të derdhen drejtpërdrejt në buxhetin e Kosovës dhe do të shpërndahen si të gjitha mjetet në buxhetin e Kosovës.

Ndërkohë që mediat kosovare lajmërojnë për bllokada të reja në veri të vendit. Blokadat jasnë vendosur mbrëmë vonë në lagjen e Boshnjakëve dhe në Zveçan.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›