E Diel, 1 Nëntor 2026

Finalja Roma-Inter, Ranieri: Nuk ka favoritë, 50 me 50

Trajneri i romanëve: "Kundërshtari është i fortë, por edhe ne”

Roma dhe Inter, dy skuadrat që luftojnë për titull, sot do të ndeshen për finalen e Kupës se Italisë. Një ndeshje si kjo, që vjen pas polemikave për fitoren kundër Lacios në Olimpiko mes festës së tifozëve lacialë, që pranojnë gjithçka, veç titullit të qepur në bluzat e kushërinjve verdhekuq. Në Kupën e Italisë, Roma dhe Inter janë përballur plot 17 herë në histori ku janë shënuar 5 fitore romaniste, 1 barazim dhe 10 fitore interiste. Në 6 vitet e fundit, plot 4 herë janë ndeshur në finale Inter dhe Roma, me dy kupa të fituara nga secila. Në sfidën e sotme, Interi nuk dëshiron ta humbasë rastin për të marrë trofeun e parë sezonal. Për Moratin, ndeshja do të jetë një "betejë”. Murinjo mund të zbresë për surprizë Balotelin. Në shtëpinë e Romës po synohet të harrojnë polemikat e fundit. Menez do të jetë në pankinë, Tadei, Perrota e Toti në fushë bashkë me Vuçiniç e Pizarro. Për Romën finalja ka një shije të veçantë, sepse nëse fiton do të marrë yllin e argjendtë, pasi ka fituar 9 kupa Italie. Ka bërtitur shumë dje, ka humbur zërin, duke kërkuar të zgjojë nga gjumi një skuadër që dukej e fjetur. “Oh, për çfarë po mendoni!?” - i thërriste Ranieri një Rome të mpirë nga fitorja tjetër e Interit dhe për gjëmimin që oshtin që kur u luajt ndeshja në Olimpiko. Një ndeshje për të cilën verdhekuqtë nuk duhet të mendojnë. “Për Lacio-Inter nuk them asgjë. Shikojmë veten, jo të tjerët”, paralajmëron tekniku në fillim të konferencës për shtyp. “Ja, flasim vetëm për finalen. Prezanton fundin e një rruge të nisur me shumë vështirësi, një rruge në të cilën skuadra ka ditur si të reagojë, duke e bërë njësh me publikun e saj. Roma dhe Inter, një sfidë ku nuk ka favoritë. Interi është i fortë, por edhe Roma ka demonstruar se vlen shumë. Shanset janë 50 me 50. Të fitojë më i miri. Tensioni? është i duhuri, pastaj është një ndeshje e vetme, ne duhet të bëjmë lojën tonë. E njohim forcën e Interit, por vështirësitë na pëlqejnë”. Për sa i takon tensionit, u tremben përplasjeve mes tifozëve, aq sa në Viminale janë përforcuar masat e sigurisë. “Tifozët tanë duhet të vijnë për një festë. Ne kemi ardhur deri këtu falë besimit dhe energjisë që na ka dhënë publiku, i cili duhet të jetë gati për një provë të drejtë sportive dhe kaq. Nuk besoj se do të ketë incidente, publiku duhet të jetë i kënaqur për mënyrën se si po luan skuadra”. Por tifozët u kanë kërkuar lojtarëve të luajnë në nivele konkurruese shumë të larta... “Interi është cinik, po e morëm me të qeshur, me siguri do të humbasim”. është një finale e Kupës, por Roma është tashmë diçka më shumë. “është sfida mes dy protagonistëve. Interi e fiton prej 4 vitesh titullin, po luan mirë në Champions dhe jam shumë i kënaqur që në finale është një skuadër italiane. Kemi respekt për ta, por edhe ne do ta luajmë ndeshjen tonë”. Po Interi? A mund ta nënvlerësojë Romën? “Nuk besoj, do bëjnë gjithçka për të fituar, ashtu si ne. Murinjo? Marrëdhënia me të është e mirë, e vlerësoj. Po ecën mirë edhe në kampionatin italian dhe i meriton të gjitha sukseset e deritanishme. Dhe pastaj jam dakord me të, futbolli italian nuk më pëlqen...”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›