E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perhapet lija mjeket Mos perdorni aspirine

Pranvera është sezoni i shtimit të rasteve më variçelë, apo si njihet ndryshe në gjuhën e përditshme, lija e dhenve. Mjekët e qendrave shëndetsore në Tiranë, thonë se është rritur numri i fëmijëve me simptomat e kësaj sëmundje e cila në rast se nuk trajtohet, mund të jetë me pasoja të rënda për trurin.

“Më shumë semuret fëmija që jeton nëpër kolektiva, në çerdhe apo kopshte. Ka njolla të kuqe në lëkurë të cilat më pas dalin si flluska. Në këtë kohë fëmija është kontagjoz, domethënë, është ngjitës. Sëmundja është kontaminoze tre deri në shtatë ditë. Mund të prekë trurin deri në mening cefalit”- tha Linda Bezhani, mjeke e qendrës shëndetsore nr 4 në Tiranë.

Pavarësisht se ka një lloj vaksine e cila mund të paranadalojë variçelën, ajo nuk aplikohet në masë në popullatën tonë. Megjithatë ka dhe rrugë të tjera parandaluese. Mjekët këshillojnë përdorimin e antibiotikëve kur temperatura është e lartë, por jo të aspirinës.

"Kur ka temp mund të përdoret vetëm paracetamoli. Në asnjë mënyrë, nuk duhet të përdoret aspirina”- tha Bezhani.

Edhe në spitalin pediatrik të QSUT-së, këto ditë ka patur një numër të konsiderueshëm fëmijësh,  të cilët kanë marrë mjekim pasi kanë shfaqur shenja të variçelës.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›