E Diel, 1 Nëntor 2026

Arbitra të huaj për gjysmëfinaletEmrat e “xhaketave të zeza” do të vendosen sot nga FSHF-ja dhe mund të jenë nga një prej tri vendeve Itali, Slloveni e Sllovaki. Shpenzimet për një treshe të huaj gjyqtarësh shkojnë rreth 8-9 mijë euro dhe paguh

Dy gjysmëfinalet e kthimit të edicionit të 57-të Kupës së Shqipërisë, ato Tirana-Vllaznia (ndeshja e parë 0-0) dhe Shkumbini-Flamurtari (ndeshja e parë 0-1), do të gjykohen nga arbitra të huaj. Vendimi është marrë nga FSHF-ja pas kërkesës së Vllaznisë e Flamurtarit.

Emrat e “xhaketave të zeza” do të vendosen sot nga FSHF-ja dhe mund të jenë nga një prej tri vendeve Itali, Slloveni e Sllovaki. Shpenzimet për një treshe të huaj gjyqtarësh shkojnë rreth 8-9 mijë euro dhe paguhen nga klubet e Vllaznisë e Flamurtarit.

Sa për statistikë, Vllaznia e Tirana janë ndeshur vitet e fundit janë ndeshur dy herë në finale, kur në atë të vitit 2006 në Lushnjë fitoi Tirana (1-0) e në atë të vitit 2008 në Elbasan fitoi Vllaznia (2-0).

Ajo që i bashkon të dy finalet është fakti se ato janë drejtuar nga gjyqtarë të huaj: italiani Stefano Farina (2006)  dhe gjermani Babak Rafati (2008).

EKIPET GJYSMËFINALISTE

FLAMURTARI
Flamurtari merr pjesë për herë të 17-të në gjysmëfinale. Në turin e parë Naftëtarin (6-1, 3-2), në të dytin Bylisin (1-1, 2-1) dhe në të tretin Partizani (1-0, në përballjen teke).
 
SHKUMBINI
Merr pjesë për herë të tretë në gjysmëfinale. Shkumbini në turin e parë eliminoi Gramozin e Ersekës (2-0, 4-0), në turin e dytë Apoloninë (0-0, 2-0) dhe në tretin Besën (1-1, 1-0).

VLLAZNIA
Merr pjesë për herë të tretë 27-të në gjysmëfinale. Vllaznia në turin e parë eliminoi Sopotin (4-0, 4-1, në turin e dytë Teutën (0-1, 3-1) dhe në tretin Dinamon (1-2, 2-0 në tavolinë).

TIRANA
Merr pjesë për herë të 30-të në gjysmëfinale. Në turin e parë eliminoi Tërbunin (1-1, 1-0), në të dytin Lushnjën (4-1, 5-0) dhe në të tretin Elbasanin (0-0, 2-0).

KUPA E SHQIPËRISË

Gjysmëfinalet

Ndeshjet e para
15 prill 2009
Flamurtari-Shkumbini 1-0
Vllaznia-Tirana 0-0

Ndeshjet e kthimit
29 prill 2009
Shkumbini-Flamurtari
Tirana- Vllaznia

FINALJA
6 maj 2009

E Marte, 28 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›