E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, shanse për minutën 1 kunder Hanoverit

- Ervin Skela mund të luajë nga minuta e parë në takimin Hanover - Energi Kotbus, takim që do të luhet të premten në mbremje (20:30). Lajmi bëhet i ditur nga mediumet gjermane të internetit, që parashikojnë shqiptarin në formacionin startues në vend të rumunit të pezulluar Munteanu.
Edhe në faqen zyrtare Kotbusit, flitet se trajneri Patrik Sander e ka në plan hedhjen e fantazistit në 11-shen e parë. Skela ka luajtur dy herë si titullar, teksa është aktivizuar edhe dy herë të tjera si zëvendësues (168 minuta në total).
Hanoveri, që do të luajë pa kapitenin Altin Lala (i dëmtuar) vjen pas fitores në transfertë me Mainc (2-1). Energi është një nga katër ekipet më të mira të fazës së dytë të kampionatit gjerman, kur Kotbus në pjesën e parë të sezonit para mbërrritjes së Skelës rrezikonte rrënien nga Kategoria.
Ernergi humbi në shtëpi 1-0 ndeshjen e parë me Hanoverin, që ishte dhe një nga ndeshjet më të dobëta të Kotbusit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›