E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reflektori shkrumbon te moshuaren ne shtrat

Artan Cena
Batanija shkrumbon te moshuaren, qe flinte ne dhomen e saj dhe ndezur kishte lene per ngrohje nje reflektor, qe dyshohet te jete shkaku i tragjedise. Adile Stepa, 86 vjece, ka gjetur vdekjen oret e para te mengjesit te djeshem, ndersa familjaret kane ndjere vetem pas shtellungave te tymit qe per pak sa nuk i kane asfiksuar. Ka qene ora 50:00, kur nje telefonate e familjes Stepa, ka njoftuar sallen operative per ngjarjen qe kishte ndodhur ne rrugen e "Barrikadave", ne katin e tete te nje pallati, te 9-kateshet. Adile Stepa mesohet se vuante semundjen e paralizes dhe per kete shkak kishte lene ndezur ngrohesen, por nuk e ka menduar qe renia e batanijes gjate nates do te shkaktonte edhe djegien e saj. Ne apartament, se bashku me plaken e paralizuar, jetonin dhe personat e tjere te familjes, te cilet ne fillim nuk kane ndjere gje, per shkak se kane qene dhe ne gjume. Por, rreth ores 05:00, ata jane zgjuar per shkak te tymit dhe kane arritur te shuajne nje pjese te flakeve, por ka qene vone per jeten e te moshuares. Nje grup hetimor nisi hetimet per ngjarjen e rende, kurse trupi i viktimes u dergua drejt Mjekesise Ligjore per ekspertizen e shkaqeve te vdekjes.
Ngjarja
Adile Stepa jetonte prej vitesh ne katin e tete ne nje prej pallateve 9-kateshe, ne qender te Tiranes, ne rrugen e "Barrikadave". Ajo kishte disa vjet qe ishte paralizuar dhe nuk mund te levizte. Pikerisht per kete shkak ajo rrinte brenda ne banese, ku dhe familjaret kujdeseshin per te, per te gjitha nevojat qe kishte. Por nata e ftohte e dy diteve me pare kishte bere qe ajo, pervec mbulimit me batanije, te vinte dhe rezistencen afer, qe te ishte me ngrohte. Por ky veprim ka qene fatal per jeten e se moshuares, pasi 86-vjecarja kishte vene batanijen mbi rezistence qe te ngrohej me mire. Nxehja e tepert ka bere qe te merrte flake mbulesa, kurse e moshuara ka qene ne gjume. Por dhe gjendja e saj shendetesore e renduar, ka bere qe 86-vjecarja te mos mundte te levizte per te shuar zjarrin. Flaket kane perfshire batanijen dhe me pas dhe krevatin. Por me pas tymi dhe flaket e kane asfiksuar dhe i kane marre jeten. Kane qene familjaret me pas, ata qe kane kuptuar se cfare po ndodhte ne shtepine e tyre, duke nderhyre ne dhomen ku ishte Adile Stepa. Por ata nuk kane pasur asnje lloj mundesie qe t'i jepnin ndihme asaj, pasi kishte nderruar jete.
Policia
Nje telefonate ne numrin 129 e mberritur ne oren 05:00, ka bere qe patrulla policie dhe makina zjarrfikese te nisen drejt pallatit te pare te 9-kateshet. Sipas burimeve zyrtare, policia ka marre informacionin nga familjaret se eshte djegur ne dhomen e saj Adile Stepa, 86 vjece, me banim ne Tirane, ne rrugen e "Barrikadave". Pas ketij njoftimi, ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise dhe nje ambulance. Nga hetimet e para, qe ka bere grupi i agjenteve te Komisariatit nr. 1 dhe ekspertet e zjarrfikeses, ka rezultuar se shkak i vdekjes se 86-vjecares Stepa ka qene djegia e batanijes, me te cilen ishte mbuluar ne reflektorin e perdorur per ngrohje dhe aftesia e saj e kufizuar per te levizur. Pas kesaj, trupi i viktimes eshte derguar ne morgun te "Nene Tereza", ku i eshte bere autopsia dhe jane duke u zhvilluar hetimet per dokumentimin e plote dhe nxjerrjen e shkaqeve te kesaj ngjarjeje te rende.

05:00
Ka qene ora kur nje telefonate ne numrin e urgjences se policise, 129, ka njoftuar per ngjarjen e rende, qe kishte ndodhur ne nje pallat te zona e 9-katesheve, duke gdhire dita e djeshme, ku kishte humbur jeten nje grua e moshuar

86
Vjece eshte e moshuara, e cila ka humbur jeten mengjesin e djeshem ne katin e tete ne nje prej pallateve te qender te Tiranes, ne rrugen e "Barrikadave". Zbulimi per vdekjen e saj eshte bere heret ne mengjes nga familjaret

Familjaret: Nuk e ndjeme kur u dogj
Te marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen e rende te ndodhur gjate nates, duke gdhire dita e djeshme, por e zbuluar ne mengjes, familjaret e 86-vjecares Adile Stepa, kane deklaruar se "nuk kishin ndjere gje gjate nates per ate qe po ndodhte ne dhomen tjeter". Sipas tyre, e moshuara nuk levizte per shkak te paralizes dhe prandaj rrinte ne ate dhome. Dhe me pare, ajo ishte ngrohur me rezistencen qe shkaktoi tragjedine, por nuk kishte pasur probleme. Sipas tyre, kjo eshte nje ngjarje aksidentale. Policia ka nisur hetimet per shkaqet e zjarrit dhe pse deri tani ka nje piste paraprake.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›