E Diel, 1 Nëntor 2026

ACR thirrje minatorëve për nënshkrimin e kontratave

 “Kompania ACR fton minatorët të paraqiten pranë administratën së minierës së Bulqizës për të firmosur kontratat reja individuale të punës. Në këto kontrata përfshihet edhe rritja prej 20% e pagës, garancitë për përmirësimin e kushteve të punës dhe informimin e vazhdueshëm të planit të investimeve”, thekson reagimi.

Për sa i përket kushteve të vështira financiare, ACR bën me dije se do t’i shpërndajë brenda javës minatorëve rrogën e 13-të si formë parapagimi. “ACR dëshiron t’ju vijë në ndihmë minatorëve për të përballuar vështirësitë në të cilat i kanë futur disa njerëz të papërgjegjshëm të udhëhequr nga Kol Nikolla”, vijon deklarata.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-01 12:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›