Financat Pse shkarkuam Hekuran Vladin
TIRAN- Pas publikimit ne media te lajmit per shkarkimin nga detyra te Kryeadministratorit te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara Hekuran Vladi dhe akuzave te tij ndaj ministrit te Financave per mungese transparence kjo e fundit publikon versionin zyrtar te ketij vendimi.
Sipas financave shkarkimi nga detyra i Vladit ka ardhur per te permiresuar funksionimin e kesaj agjencie ne kuader te luftes kunder krimit te organizuar.
Ne kuader te angazhimeve qe ka qeveria shqiptare ne luften ndaj krimit te organizuar angazhim i cili kerkon nje funksionim sa me te mire te Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara si dhe nisur edhe nga raporti i fundit i Departamentit Amerikan te Shtetit ku vihet ne dukje nevoja per nje funksionim me te mire se ai i deritanishem i kesaj agjencie u gjykua e nevojshme largimi nga detyra i z. Vladi dhe emerimi ne kete funksion i nje tjeter drejtuesi - theksojne financat.
Shkarkimi i Vladit ishte firmosur qe me date 22 tetor ndersa eshte bere publik vetem nje dite me pare ku edhe ai akuzoi ministrin Bode se e ka larguar pas prononcimit ne media per veprimtarine e agjencise.