E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria terheq ligjin anti-mafia

Ishte propozuar deklarimi i llogarive bankare ne Shqiperi prane Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave

Kerkesa e per terheqjen e draftit u be pak para se Komisioni i Ekonomise te fillonte shqyrtimin


TIRAN- Qeveria ka terhequr dje propozimet per ndryshimin e ligjit anti-mafia disa minuta para se Komisioni i Ekonomise te fillonte mbledhjen per shqyrtimin e tyre.


Deputetet ishin lajmeruar per zhvillimin e mbledhjes ne oren 10.00 te dites se djeshme me rend dite shqyrtimin e ndryshimeve ne ligjin anti-mafia nderkohe qe me pas jane kontaktuar per anulimin e saj per shkak se drafti ishte terhequr nga qeveria me qellim rishikimin e tij.


Te kontaktuar nga Shekulli anetare te komisionit konfirmojne terheqjen e draftit me kerkese te Ministrise se Financave ne cilesine e propozuesit duke sqaruar edhe arsyen e terheqjes e cila sipas tyre ishte rishikimi i projektligjit.


Mesohet se pas rishikimit te qeverise projektligji do te rikthehet per shqyrtim ne Komision gjate javes se ardhshme.


Ndryshimet e propozuara se fundmi nga qeveria te cilat ishin parashikuar te trajtoheshin ne mbledhjen e djeshme kane te bejne me detyrimin qe kane bankat qe operojne ne vend per deklarimin e te gjitha llogarive bankare te shtetasve te shqiptare dhe atyre te huaj tek nje strukture te posacme qe do te ngrihet prane Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave e cila do te merret kryesisht me hetimin e rasteve te dyshimta per financimin e terrorizmit.


Njesia do te funksionoje si nje strukture e posacme hetimi dhe do te ushtroje detyrat e policise gjyqesore per hetimin e veprave penale sic jane financimi i terrorizmit apo parandalimi i pastrimit te parave.


Ligji aktual parashikon raportimin ne rastet e dyshimeve per aktivitete te organeve te tilla si tatimet hipotekat doganat dhe OJQ-te ndersa ne propozimet e reja qeveria synon te fuse ne listen e organeve te cilat duhet ti ofrojne te dhena Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave prokurorine dhe gjykatat.


Ne menyre te vecante organet ne fjale duhet te raportojne te dhena qe kane te bejne me aktivitete te dyshimta per financimin e terrorizmit duke mos perjashtuar edhe rastet e pastrimit te parave.


Per sa i perket transfertave monetare subjektet bankare dhe ato jobankare duhet te raportojne prane Drejtorise se Parandalimit te Pastrimit te Parave cdo transferte me te madhe se 1.5 milione leke si edhe te gjitha transfertat jo ne para fizike me vlere me te madhe te 6 milione leke.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›