Financat Si do falen detyrimet fiskale per makinat
Ministria e Financave, me anë të një deklarate të posaçme ka sqaruar qytetarët mbi taksimin e makinave.
“Në bazë të ligjit të amnistisë, të gjithë shtetasit të cilët deri në fund të vitit 2010, kanë futur në Shqipëri, automjete dhe për to nuk kanë paguar detyrimet doganore, në rast se paguajnë 50 për qind të detyrimit ndaj kësaj administrate.
U falen pjesa tjetër e principalit së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat, që do të paguanin.
Të gjithë këta shtetas kanë afat deri në 31 dhjetor të këtij viti ta paguajnë 50% e detyrimit doganor”, citon deklarata.
Duke shtuar se draft-ligji i ri i taksimit të makinave nuk ka lidhje me ligjin e faljes.
“Në këtë draft nuk falet asnjë taksë, por prezantohet një mënyrë e ndryshme e taksimit të makinave , i cili do të ketë efekt mbi makinat dhe transaksionet e makinave pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri.
Theksojmë se të gjithë qytetarët të cilët importojnë makina apo shesin sot makina do të taksohen me taksat ekzistuese.
Të gjithë ata të cilët kanë importuar makina deri në dhjetor të vitit 2010, u falen të gjithë borxhet ndaj administratës doganore me kusht që të paguajnë 50 përqind të tatimit”, përfundon deklarata.