E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ Pershendesim pavaresine e Sudanit te Jugut

Deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme mbi shpalljen e pavarësisë së Republikës së Sudanit të Jugut

Ministria e Punëve të Jashtme, në emër të qeverisë së Shqipërisë përshëndet shpalljen e pavarësisë së Republikës së Sudanit të Jugut, më 9 korrik 2011.

“Ky akt vjen si shprehje e vullnetit për vetëvendosje të popullit të Sudanit të Jugut, çka u konfirmua në referendumin për pavarësinë, organizuar në janar të këtij viti”, citon MPJ.

Duke shtuar se “Ministria e Punëve të Jashtme, në këtë ditë historike për popullin e Sudanit të Jugut, i shpreh qeverisë së këtij shteti të ri në hartën politike të kontinentit të Afrikës, urimet më të mira për prosperitet dhe paqe të qëndrueshme”.

“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh gatishmërinë që të bashkëpunojë me qeverinë e Sudanit të Jugut për zhvillimin e marrëdhënieve në fushat me interes të ndërsjellë”, përfundon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›