E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat e reja, METE debat me Dhomën e Tregtisë

Kreu i Ministrisë së Ekonomisë Nasip Naço, i ofron mbështetje biznesit në vend. Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ me biznesin në lidhje me diskutimin e disa taksave, Naço u shpreh se vendosja e prioriteteve të biznesit është një synim i Ministrisë.
 

Zv.Ministri Alfred Rrushaj, në takimin me biznesin, deklaroi se nuk do të ketë heqje të taksave por konvertim të tyre. Taksa e qarkullimit do të kaloj në çmimin e karburantit, ndërsa dogana do të paguhet me këste.
 

Disa ndryshime të tjera në taksa ishin edhe heqja e doganës për veshjet e gatshme dhe për fasonët.
 

Projektligji i ri i për makinat do të jetë i vlefshëm vetëm për automjete të cilat do të importohen në momentin që ligji është botuar në fletoren zyrtare. Ndërkohë që ata qytetarë që kanë blerë automjete më para, do të paguajnë në bazë të procedurave të vjetra.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›