Paketa fiskale qeveria keshillohet me biznesin
Ndryshimet në ligjin për taksat kombëtare dhe në ligjin për akcizat u diskutuan në Këshillin Konsultativ të Biznesit. Zëvëndësministri i Financave Alfred Rushaj tha se taksa e regjistrimit dhe e qarkullimit të automjeteve do të vilet nëpërmjet karburantit. Sipas tij, taksa e re ka si parim të taksojë më shumë ata që e përdorin më shumë automjetin.
Po kështu do të ketë një llogaritje të re të taksës për makinat e përdorura. Zëvëndësministri Rushaj tha se kjo taksë nuk hiqet. Tashmë ajo nuk do të vilet në doganë në momentin e hyrjes së automjetit, por do të shtrihet si taksë vjetore. Llogaritja e kësaj takse do të bëhet në bazë të vitit të prodhimit, fuqisë motorrike dhe llojit të karburantit të përdorur.
“Kjo taksë nuk do të hiqet, por do të kthehet në një taksë vjetore që gjithashtu do të mbajë në konsideratë çfarë lloj karburanti përdor makina, ç’lloj cilindrate ka dhe sa e vjetër është makina me parimin: “Ai që ndot më shumë, paguan më shumë”-tha Rrushaj.
Nderkaq Ministria e Financave tha se parashikon një rimbursim të kostos që sjell rritja e akcizës për disa lëndë djegëse të cilat përdoren gjerësisht në industri të ndryshme. Rimbursimi sipas zëvendësministrit Rrushaj, do të jetë i menjëhershëm.
“Industritë prodhuese që përfitojnë nga rimbursimi i akcizës do ta bëjnë tashmë në mënyrë automatike në muajin pasardhës me të gjitha detyrimet që këto industri do të paguanin normalisht, pra, i referohem akcizës, tatim-fitimit dhe gjithë detyrimet e tjera”-theksoi ai.
Në ndryshimet e propozuara në ligjin për akcizat parashikohet një ulje e saj për prodhuesit dhe importuesit e birrës, si dhe heqje të akcizës për veshjet dhe për lëndët e para për konfeksionet.
Taulanta Boja