Neser ne Greqi edhe zyrtaret e gjykatesit do dalin ne protesta
Duke nisur që nga dita e hënë dhe ditët në vijim, zyrtarë të ministrisë së Financave greke do të jenë në grevë së bashku me zyrtarë të gjykatave, të cilët edhe ata do të nisin të hënën një grevë 5-ditëshe.
Një axhendë e ngjeshur grevash është bërë publike nga institucionet përkatëse apo sindikatat të cilat pritet të përfshijnë mbarë Greqinë si një kundërpërgjigje mbi reformat e vështira që qeveria greke po zbaton në këmbim të këstit të 6 të emergjencës.
Do të jenë sindikatat e sektorit publik dhe privat të cilët do të shprehin pakënaqësitë e tyre nëpërmjet grevës 48 orëshe gjatë të mërkurës dhe të enjtes.
Sakaq, tensione ka edhe mes kampit politik, pasi pritet që deputetet e PASOK-ut të mbajnë qëndrime të ndryshme në votimin e disa projekt-ligjeve që do të shkojnë në parlament ditën e enjte.