E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat, deficiti ne buxhet ngushtohet 47 %

Blerina Hoxha
Deficiti buxhetor eshte ngushtuar rreth 47 per qind ne terma vjetore gjate katermujorit te pare te vitit, nje shenje qe tregon prioritetin e qeverise per te mos rritur borxhet. Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani ka pohuar dje gjate nje takimi me median se ekonomia gjate muajve te pare te ketij viti ka pasur nje ecuri te ngadalte. investimet publike dhe private jane ulur. Nga ana tjeter qeveria eshte duke mbajtur ne kontroll buxhetin duke frenuar shpenzimet per shkak te mosrealizimit te te ardhurave ne nivelet e kerkuara. Politika fiskale ka vijuar te ruaje nje karakter stimulues, por ne nje mase me te vogel se ne te njejten periudhe te vitit te kaluar. Deficiti buxhetor rezultoi 5.3 miliarde leke, duke u ngushtuar ne masen 47 per qind ne terma vjetore, njoftoi dje guvernatori Fullani. Aktiviteti i ulet ekonomik eshte pasqyruar ne rritjen e ulet prej rreth 3 per qind te te ardhurave buxhetore gjate kater muajve te pare te vitit. Nga ana tjeter, shpenzimet buxhetore regjistruan nje reduktim me rreth 2 per qind nga niveli i shenuar nje vit me pare. Por Banka e Shqiperise nga ana e saj, vijon te terheqe vemendjen se, me gjithe ndikimin pozitiv afatshkurter qe mund te gjeneroje stimuli fiskal, qendrueshmeria afatgjate e sektorit publik duhet te mbetet udherrefyesi kryesor i politikes fiskale. "Mesimi i nxjerre nga situata aktuale problematike qe ka perfshire shume shtete te Bashkimit Evropian, eshte domosdoshmeria per konsolidimin e financave publike dhe per kete qellim marrja e masave te rendesishme korrektuese ne nje kohe sa me te shpejte, eshte nje objektiv me rendesi strategjike", tha guvernatori. Ngjarjet e javeve te fundit kane treguar se, ekonomia e Eurozones dhe ajo boterore karakterizohen ende nga pasiguri te larta per te ardhmen. Ne vecanti, situata fiskale eshte kthyer ne fokusin e diskutimeve ekonomike dhe politike. Marrja e masave te menjehershme dhe konkrete, te cilat garantojne qendrueshmerine afatgjate te borxhit publik duket se, do te kushtezoje ndjeshem zhvillimet e ardhshme. Tregjet financiare boterore kane reaguar me nervozizem ndaj ketyre zhvillimeve, duke u karakterizuar nga nje volatilitet i larte dhe nje rritje e primeve te rrezikut ne gjithe harkun e instrumenteve, tregjeve dhe agjenteve financiare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›