Fullani: "Dajtit" do te rikthehet shkelqimi i humbur
Blerja e hotel "Dajtit" nga ana e Bankes se Shqiperise, eshte shoqeruar me nje zbatim te plote te ligjshmerise, rregulloreve dhe akteve administrative, mbi te cilat ushtron aktivitetin Banka e Shqiperise. Deklaraten e ka dhene dje Guvernatori i Bankes se Shqiperise pas interesimit te mediave mbi ligjshmerine e procedurave te blerjes se hotelit ne qender te kryeqytetit. "Ne cilesine e drejtuesit te nje institucioni shteteror me rendesi kushtetuese, ndjehem thellesisht i kenaqur qe u be e mundur qe Bankes se Shqiperise t'i ofrohet nje mundesi e tille per te blere nje nga godinat me te vleresuara te kryeqytetit, te vendosur buze shetitores "Deshmoret e Kombit", tha Fullani. Ai sqaroi se, Vendimi i Keshillit te Ministrave "Per shitjen e prones shteterore ish-hotel "Dajti" shenon fillimin e materializimit te nje projekti te ideuar shume vite me pare nga Banka e Shqiperise. "Motivimi yne per blerjen e ketij objekti bazohet ne ligjin organik, kuadrin ligjor dhe ate rregullativ perkates per permbushjen e mirefunksionimit administrativ te institucionit, permiresimit te ndjeshem te kushteve te punes se punonjesve dhe perafrimin e ketyre kushteve me standardet evropiane", sqaroi ai. Gjithashtu guvernatori i garantoi publikun e gjere shqiptar se te gjitha procedurat qe ka ndjekur dhe qe do te ndjeke Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, qe nga momenti i publikimit te vendimit te Keshillit te Ministrave deri ne perfundimin e plote te shitjes se ketij objekti, do te vazhdojne te jene plotesisht transparente dhe te bazuara ne ligjin "Mbi Banken e Shqiperise", kuadrin ligjor dhe ate rregullativ perkates. Ne perfundim, Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise shpreh angazhimin e tij per gjallerimin dhe rikthimin e shkelqimit te humbur njerit prej objekteve me vlera te njohura jo vetem per qytetaret e Tiranes, por per te gjithe publikun e gjere.