E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Mbetjet, tani çështje e qytetarëve jo e politikës

Një ditë pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e presidentit Topi për ligjin e mbetjeve ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit. Kreu i shtetit ka shprehur keqardhje për rrëzimin e dekretit të tij ndërsa shtoi se tashmë mbetjet nuk janë çështje e politikës por e qytetarëve. 

Ndërsa theksoi se kthimi i ligjit është një e drejtë kushtetuese e presidentit, ai shtoi se interesi i qytetarëve është përpara atij të përfituesve.

Deklarata e Topit u bë gjatë takimit me nxënësit më të mirë të klasave të 9-ta të ardhur nga Tirana, Kukësi e Vlora.

I pyetur se nëse presidenti duhet të ketë më shumë kopetenca, kreu i shtetit theksoi se ai asnjëherë nuk ka pasur ambicie për më shumë kopetenca.
 

“Nuk kam pasur ambicie për më shumë kopetenca. Më i rëndësishëm është respektimi i institucioneve” ka theksuar Topi.
Ndërsa i pyetur për gjuhën e ashpër mes palëve politikë, kreu I shtetit theksoi: U kujtoj politikanëve se qytetarët duan një klimë të qetë”

Pas më shumë se 8 orë debate mes mazhorancës dhe opozitës, Parlamenti rrëzoi dje dekretin e presidentit Topi për ligjin e mbetjeve duke lënë kështu në fuqi ligjin e miratuar pak javë më parë në parlament.
 

Deputetët e mazhorancës votuan me 73 vota pro rrëzimit të dekretit të Presidentit për rishikimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ndërsa pro këtij dekreti votuan 59 deputetë të opozitës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›