E Diel, 1 Nëntor 2026

Financat në Greqi, ekspertët: Likuiditet prej 20 miliardë $, edhe në rast huamarrje

Ekspertë financiarë kanë arritur në përfundimin se Greqisë mund t`i nevojitet një shtim likuiditeti prej 20 miliardë dollarësh, edhe nëse negociatat me huadhënësit e saj privatë, për të përgjysmuar shumën e parave që ajo u detyrohet atyre, do të përfundonin me një marrëveshje. Prej disa javësh, qeveria e Athinës po përpiqet të mbyllë negociatat me 32 institute financiare, të mëdha për të shkurtuar 130 miliardë dollarë të borxhit të saj. Objektivi që kërkohet të arrihet është shkurtimi i borxhit të Greqisë, në mënyrë që në vitet e ardhshme të përbënte jo më shumë se 120 për qind të prodhimit vjetor të vendit. Por zyrtarë evropianë të FMN-së arritën këtë javë në përfundimin se edhe nëse huadhënësit privatë pranojnë humbje që do të ishin edhe më tepër se dy të tretat e shumës që i kanë dhënë Greqisë, kjo nuk do të mjaftonte për të rikthyer vendin në një rrugë të qëndrueshme ekonomike. Agjenci lajmesh cituan zyrtarët të kenë thënë se bëhet fjalë për një mangësi të parashikuar prej 20 miliardë dollarësh. Një ditë më parë, u mbyllën thuajse plotesisht negociatat e qeverisë greke me kreditorët privatë dhe ato me Trojkën, por ende ka nevojë për pak kohë më parë se të mbyllen shqyrtimet mbi rimbursimin e borxheve dhe njoftimin e angazhimeve të reja. nga Brukseli edhe Komisioneri Olli Rehn është shprehur se Greqia ka nevojë për 15 miliardë euro të tjerë dhe u ka kërkuar shteteve të Eurozonës të bëjnë një përpjekje më shumë. Sipas tij inspektorët ndërkombëtarë shohin një hendek prej 15 miliardësh pas marrëveshjes me privatët dhe dhe paketës së dytë të shpëtimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›