E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat personale- realiteti perceptimi dhe pasoja

/ /

NgaNEZIR HALDEDA

Vetem disa muaj me pare novelisti anglez John Lanchester ne librin e tij kritik te sistemit financiar ne teresi shkruan se ne keto dy vitet e fundit ka vazhduar nje perpjekje ne kerkim te shkaktareve te krizes financiare globale duke e karakterizuar situaten ku cdo individ apo institucion i detyrohet dikujt por asnje prej tyre nuk eshte ne gjendje te shlyeje detyrimin. Asnje institucion apo individ i vetem nuk eshte shkaktari por tashme te gjithe se bashku gjenden fajtore. Autori shkon me tej me nje shembull duke permendur nje universitet amerikan ku shefi i departamentit te ekonomise thote qe kam ekonomiste shume brilante por qe te gjithe flasin pas krizes ex-post por asnjeri prej tyre nuk ishte ne gjendje te fliste ose te shkruante perpara se kriza te ndodhte.
shte diskutuar jashtezakonisht shume tashme per krizen qe perfshiu gjithe boten dhe kritikat kane ardhur nga te gjitha drejtimet e grupet shoqerore por edhe ato qe kritikohen ose qe gjykohen si kontribues ne kete krize jane pothuajse gjithe te perfshire organizmat rregullatore qeverite institucionet financiare individet akademia etj. Nen kete ide dhe observim shume ngacmues gjykojme se do te ndihmonte ne qartesimin e faktoreve qe sjellin efekte krize disa aspekte te financave personale ne jeten tone te perditshme te cilat jane nje nder kontribuesit kryesore ne gjendjen ku precipitoi sistemi financiar ne teresi dhe duke e transferuar ate me tej ne sektorin real te ekonomise.
Dihet qe tregu financiar sjell se bashku huamarresit me investitoret. Kur ekonomia zhvillohet dhe ka rritje ka gjithnje e me pak individe dhe biznese qe nuk shlyejne ne kohe detyrimet/kredite. Keshtu bankat shtojne masen e kredise ne treg dhe i bejne kushtet e kredise gjithnje e me te lehta me te buta me te perballueshme per individet e bizneset. Ky kredit gjithnje e i shtuar krijon mundesi qe asetet te tregtohen gjithnje e me shume. Nga ana tjeter ky shtim krediti shton mundesine per shpenzim dhe rritje te cmimit te aseteve. Kjo i ben njerezit te ndihen me te pasur qe ketej behen me kerkues e me optimiste per me shume kredit e keshtu vazhdon me radhe ne forme cikli.
Ka nje konsensus tashme qe duke qene se kreditimi me terma shume te buta per disa vjet me radhe ne teresi maksimizimi i ketyre mundesive nga klientet individe/familjare biznese te vogla te medha etj dhe mbivleresimi jo normal i pasurive te paluajtshme kane qene tre shkaktaret dominues qe i dhane forme krizes se sistemit financiar.
Keto te tre faktore jane te lidhur me sjelljen e klientit/huamarresit dhe me menyren sesi menaxhohen financat personale nga ana tjeter.
Le te sjellim se pari ne shqyrtim konceptin e pasurise neto te individit e cila konsiston ne te mirat/sherbimet dhe prodhimet qe disponon dhe konsumon/perdor. Ndersa asetet financiare nuk jane pasuri reale ne vetvete por nje pretendim mbi asetet reale. Me fjale te tjera ato derivojne nga deshira per te shtyre konsumin ne kohe keshtu qe parate mund te kursehen per arsye sigurie per te ardhmen ose per qellime investimi per te pasur te mira materiale ne nje kohe te mevonshme. Kur cmimet e ketyre aseteve rriten nuk do te thote qe asetet reale pasuria reale ne nivel kombetar eshte rritur domosdoshmerisht. Nje ilustrim i thjeshte i argumentit te mesiperm do te ishte kur kater individe qe ndajne nje torte ne kater pjese dhe ku cmimi eshte tre euro/porcioni nese cmimi behet pese euro/porcioni nuk ka asnje arsye te besohet se keto individe tashme jane te pasur.
Se dyti indekset qe vende te ndryshme perdorin per tregjet e kapitalit duke qene se keto indekse kane sherbyer si matesat me perfaqesues te performances ekonomike cdo rritje ne to ka krijuar intensiven per relaksim ne politikat e kreditit etj. duke bere te mundur qe individet dhe kompanite te marrin gjithnje e me shume kredi edhe kur ne shume raste nuk mund ta perballonin. Kjo ne nivele kombetare ka bere qe shume banka u gjenden para fakteve kur ne menyre masive nuk ishin ne gjendje te shlyenin detyrimet ne kohe dhe rrjedhimisht bankat kerkuan ndihme per likuiditet.
Se treti tregu i pasurive te patundshme e shtepive sidomos ka qene nje arsye pothuajse ne gjithe boten por fakt eshte qe edhe ne Shqiperi rritja e cmimit te pasurive te paluajtshme ka qene me e shpejte se rritja ekonomike ne shumicen e 10 viteve te fundit. Kjo rritje e cmimit te shtepive jo domosdoshmerisht e ben nje individ apo vend me te pasur. Ketu kemi dhe nje shpjegim tjeter sepse per shume vite me radhe kemi nje crowding out effect persa i perket investimeve ne banesat dhe pasuri te paluajtshme. Kjo rritje e cmimeve te banesave ka krijuar pershtypjen se individet tashme jane me te pasur dhe mund te perballojne me shume kredi me shume pagesa ne muaj/tremujor etj. Ne fakt te ardhurat e tyre mujore/vjetore skishin ndryshuar aspak por si ne shume raste te tjera edhe per te tilla vendimmarrje individet mbeshteten ne perceptime me shume sesa ne fakte dhe gjykime. Ne fakt banesa ka nje funksion per te akomoduar individet per strehim dhe ne shumicen e rasteve pavaresisht sesa e madhe eshte ajo apo sa vlen pothuajse kryen te njejtin funksion dhe nuk duhet te jete shtyse per te marre me shume kredi. Per te mos vazhduar me tej me rastet kur pa ndryshuar asgje nga te ardhurat mujore te individit ne momentin qe eshte ne gjendje te perfitoje edhe nje kredit karte tjeter mundesi e re per huamarrje jo vetem qe nuk duhet te ndihet me i pasur perkundrazi behet me i varfer ne kuptimin e aseteve neto pasi zakonisht keto perdoren per konsum dhe shtojne detyrimet per tu paguar me vone. Kjo dhe per arsyen se do te paguaje dhe interesin qe lidhet me faturat e kredit kartes te cilat jane mbi shumen e marre hua.
Se katerti blerja e nje aseti te mbivleresuar cfaredo qofte ai me ane te huamarrjes/kredi jo vetem qe nuk e kane bere veten e tyre me te pasur por perkundrazi e kane bere me te varfer dhe kane shtuar probleme ne sherbimin e detyrimeve dhe menaxhimin e financave te tyre individuale apo te biznesit. Kur keto vendime jo racionale jane ne mase te madhe gjenerojne efekte qe kontribuojne fuqishem ne shfaqjen e problemeve te likuiditetit ne shkalle agregate dhe fenomenin e krizes qe vazhdon te perjetohet ne vazhdim.
Ne fakt jane fondamentet ekonomike qe duhet te orientojne hapesire per huamarrje ne teresi kjo vlen edhe per individet/familjet. Informacioni dhe edukimi mbi menaxhimin e financave personale kur behet fjale per individet dhe ato te firmes kur behet fjale per biznesin eshte kritik. Sistemi bankar ka qene dhe do te jete gjithnje krijues ne gjetjen e metodave per te bere gjithnje e me atraktive shitjet e kredive per te cilat ato jane ne biznes. Kur themi fondamentet ekonomike kemi parasysh gjykimin ne afat te mesem dhe jo thjesht modelet dhe profilet matematike e vleresuese qe perdoren ne mase te gjere sot nga bankat per te profilizuar klientet. Mos harrojme se modelimet matematike jo pak here kane krijuar edhe nderlikim ne vendimmarrjen e personit/familjes/kompanise. Nga ana tjeter perfeksionimi ne maksimum i artit te shitjes duke u bere gjithnje e me agresiv ne keto produkte/sherbime e ben pothuajse te pamundur ti rezistohet tundimit qe sjell financimi i konsumit tej mundesise ose pertej kapaciteteve per te sherbyer detyrimet/kredine.
Ne fund te fundit ceshtje qe ngrihet per diskutim eshte ne cmase krijohen pasoja dhe sa ndikon shuma e ketyre vendimeve individuale ne nje situate apo rezultat qe e perjetojne bankat shoqerite apo institucionet per ta zgjidhur dhe per tiu pergjigjur me masa rregulluese e stabilizuese. Sa vjen e po rritet dakordesia se gabimet behen ne kohen e boom-it dhe jo te renies ekonomike prandaj dhe ky eshte mesimi kryesor ne teresi.
Nese menaxhimi i riskut ka ekzistuar ne shkalle firme/banke/etj. nuk ka ekzistuar ne nivel aq sa duhet ne ate agregat/kombetar. Gje qe tashme po merret seriozisht nga institucione nderkombetare qeveri etj.
Mbetet per tu mbajtur gjithnje ne konsiderate se ne shumicen e rasteve masat stabilizuese jane me koston e tatimpaguesve cfaredo lloj qofte metoda e tyre e zgjedhur per te nderhyre e ruajtur stabilitetin ne sistemin financiar. Ndaj tani qeverite dhe institucionet financiare dhe organizmat nderkombetare po bejne nje gje te tille duke vendosur nje grup rregullash te qarta loje per te menaxhuar/eleminuar keto kriza ne te ardhmen.
zv/minister i Financave

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›