Financat rrëzojnë pretendimin e Berishës
Ministria e Financave korrigjon shifrat e rritjes ekonomike, duke i bërë ato në 7.2 për qind nga 6.1 për qind që ishte në kohën kur raporti i Kuadrit Makroekonomik 2010-2012 u diskutua në mbledhjen e Planifikimit Strategjik, drejtuar nga Berisha. Megjithatë, korrigjimi i shifrës nuk e kënaq Kryeministrin, pasi pretendimi i tij është për një rritje ekonomike mbi 10 për qind, ndërsa Financat deklarojnë të kundërtën. Prej një jave ekspertë të ministrisë kanë punuar për të rregulluar "defektet" e raportit, i cili u kundërshtua fort nga Kryeministri, duke urdhëruar ministrin Bode që të rishikojë rritjen ekonomike. Kuadri makroekonomik, i cili përmban të gjithë strategjinë e Financave për taksat dhe shpenzimet për tre vitet e ardhshme, u miratua javën që shkoi në mbledhjen e qeverisë, por publikimi i tij u vonua, pasi palët nuk po binin dakord rreth ecurisë ekonomike të vendit. INSTAT-i deklaroi pak kohë më parë se rritja ekonomike është rreth 9.9 për qind, ndërsa ministria vlerësoi një rritje prej 6.1 për qind, nisur edhe nga kriza financiare. Nisur nga kundërshtitë e Kryeministrit, Ministria e Financave e pa të udhës të rishikonte rezultatin rreth PBB-së për vitin, duke korrigjuar veten me shifrën 7.2 për qind.
Shifrat
Pavarësisht tërheqjes nga rezultati i parë, Ministria e Financave hedh poshtë në mënyrë kategorike për një rritje ekonomike 9.9 për qind. Gazeta zbardh një pjesë të raportit, ku thuhet se për vitin 2008, nisur nga shpenzimet e buxhetit dhe ecuria e sektorëve prodhues në vend, do të ketë një rritje 7-8 për qind. Për të shmangur çdo keqkuptim, ministria pranon faktin se shifra e saj mund të korrigjohet sërish në muajt në vazhdim, duke i dhënë të drejtën e qëndrimit zyrtar vetëm INSTAT-it. Për herë të parë në raport hidhet qëndrimi i Financave rreth raportit të INSTAT-it, i cili paralajmëroi rritjen më të madhe ekonomike, jo vetëm në rajon, por edhe në disa vende të tjera të botës. "Rritja reale ekonomike për periudhën tetor 2007-shtator 2008, e llogaritur nëpërmjet PBB-së tremujor, publikuar nga INSTAT), shënon nivelin e 9.9 për qind. Ndërsa vlerësimet e Ministrisë së Financave për rritjen vjetore të vitit 2008 (janar-dhjetor 2008), në pritje të rezultateve nga llogaritjet e INSTAT, tregojnë për një nivel në
intervalin 7 deri në 8 për qind, e cila do të jetë objekt rishikimi në muajt e mëvonshëm", thuhet në raportin e publikuar dje nga ministria. Sa i takon rezultatit të INSTAT-it, dikasteri i Bodes shprehet se, "ky produkt statistikor ka një vlerë informative të pazëvendësueshme nga tregues të tjerë dhe inkurajon e mbështet INSTAT-in në vazhdimin e publikimit të këtij treguesi dhe përmirësimin e mëtejshëm të tij". Pavarësisht kësaj deklarate, ministria i mbetet qëndrimit se, (metodologjia) rezultati i INSTAT-it nuk mund të ketë një saktësim të lartë në matjen e ndryshimeve vjetore të rritjes ekonomike, por vetëm mund të japë tendencat e saj.
Ekonomia
Sektorët ekonomikë të vendit paraqiten në rritje, me një stabilitet çmimesh dhe nivel të qëndrueshëm inflacioni 2-4 për qind. Papunësia po vijon në rënie, ndërsa disa sektorë si ndërtimi po rezultojnë pozitivë. Sektori bankar po zhvillohet, nisur nga depozitat dhe kreditimi gjithnjë e në rritje, përkatësisht 12 për qind dhe 35 për qind. Nisur nga të gjitha këto, Ministria e Financave del me rezultatin se ekonomia shqiptare do të ketë një rritje ekonomike 7.2 për qind, ndërsa në vitin 2009, rreth 6 për qind. Sa i takon krizës financiare, ministria pretendon se efektet negative të saj nuk do të prekin Shqipërinë.
2007 2008 2009 2010 2011 2012
Inflacioni (mesatar) 2.9% 3.4% 2.7% 3.0% 3.0% 3.0%
Rritja ekonomike (PBB) 6.0% 7.2% 6.0% 6.7% 6.9% 6.6%
Norma e papunësisë 13.2% 12.5% 12.3% 11.8% 10.2% 9.7%
Të ardhurat 251.6 298.2 334.8 371.0 411.8 456.3
Shpenzimet 285.7 355.0 384.8 414.4 455.5 501.5
Borxhi publik 516.5 571.2 621.0 659.6 698.9 740.1