E Diel, 1 Nëntor 2026

Pato: Cdo lojtar, pjese e familjes se Milanit

Pas fitores me Sampdorian, Milanin ndodhet vetem kater pike larg vendit te pare, Interit, ne Seria A. Kuqezinjte, edhe ne "Champions" kane pasur nje ecuri pozitive ne ndeshjet e fundit, duke qene shume prane kualifikimit dhe kalimit ne fazen tjeter. Rikthimi i Milanit nuk ka qene i rastesishem per lojtaret, pasi nje prej protagonisteve kryesore, braziliani Pato thote se ekipi i vertete nuk ishte ai qe e filloi dobet kete edicion. - "Sekreti yne eshte grupi," - theksoi braziliani. - "Te Milani te gjithe ndihen pjese e nje familje te madhe. Kjo eshte e verteta, ndaj edhe po shijojme nje ngjitje te jashtezakonshme," - shtoi me tej braziliani, Pato, i cili flet me tej, pas ndeshjes me Sampdorian. - "Po ecim mire, pothuajse pas cdo takimi. Kunder Sampdorias e zgjodhem fitoren shume shpejt. Jam i lumtur me lojen dhe me mbeshtetjen qe na kane dhene tifozet, te cilet dua t'i pershendes."Pato thekson se ka rigjetur veten, me rikthimin e bujshem te Milanit, ne ndeshjet e fundit.

Seria A

Bolonja-Udineze 2-1

Fiorentina-Atalanta 2-0

Xhenoa-Parma 2-2

Juve-Inter 2-1

Livorno- Kievo 0-2

Milan-Sampdoria 3-0

Napoli-Bari 3-2

Palermo-Kaljari 2-1

Siena-Katania 3-2

Klasifikimi

Inter 35

Milan 31

Juve 30

Parma 25

Fiorentina 24

Xhenoa 24

Sampdoria 24

Napoli 23

Kaljari 22

Roma 21

Kievo 21

Bari 21

Palermo 20

Udineze 18

Bolonja 16

Lacio 13

Atalanta 12

Livorno 12

Katania 9

Siena 9


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›