Juventusi rihap garen per titull, Inter lekundet ne krye
Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon theksoi se influenca e fundit e trajnerit te ekipit, Ciro Ferrara ka ndikuar ne ecurine e deritanishme, teksa bardhezinjte ia dolen qe te ndalnin Interin, ne Seria A. Gara per titull eshte rihapur serish, pas fitores se Juventusit. Nje goditje e Diegos dhe nje devijim i lojtareve te Interit solli golin e pare te ndeshjes, por sulmuesi Samuel Eto barazoi shifrat, vetem pak minuta me tej. Fatet e ndeshjes kryesore te Seria A jane vendosur ne '58, kur Klaudio Marcisio shenoi golin e dyte dhe te fitores se madhe te Juventusit. Edhe pse ne vend te trete, Juve ndjek vetem me pese pike larg, Interin qe kryeson. Interi pesoi humbjen e dyte dhe gjithashtu ekipi kampion ne fuqi nuk kryeson me pozitat e padronit, pas disfates me Juven. Te besuarit e Hoze Murinjos, me humbjen e fundit nuk kane asgje te sigurte, si me pare, per te mbrojtur kuroren e kampionit. Milani fitoi ndaj Sanpdorias, 3-0, ne ndeshjen e pare ta javes dhe eshte vene ne ndjekje te Interit, ne vend te dyte, me pretendime te larta per te fituar ne fund titullin. Inter, Milan dhe Juve jane konfirmuar si trioja e kreut te klasifikimit dhe me ecurine e ndeshjeve te deritanishme, kur faza e pare pritet te perfundoje pak jave me vone, do te diskutojne titullin, deri ne fund, ashtu sic parashikohej ne fillim te edicionit. Suksesi i fundit i Juves vleresohet nga portieri i ketij ekipi dhe i kombetares se Italise, Bufon, qe ka thene se trajneri Ciro Ferrara ka luajtur nje rol te rendesishem, dhe orientuar nje skuader fituese ne ndeshjen kryesore, si e se djeles me Jiven, per te permbushur objektivin. - "Per suksesin e javes se fundit duhet te falenderojme trajnerin, pasi na ka dhene besimin e duhur dhe ne e shperblyem si me mire,"- theksoi Xhanluixhi Bufon. - "Ishte nje ndeshje shume e veshtire dhe te dyja skuadrat luajten mire ne fushe."
Juventus eshte rikthyer edhe ne gare per te fituar titullin kampion. - "Tre piket qe siguruam ne ndeshjen e fundit na dhane nje force te madhe besimi mbi veten tone. Tani eshte e rendesishme qe te jemi sa me te ndergjegjshem, sidomos pas fitores qe shenuam ndaj ekipit qe kryeson Seria A. Une e kam thene gjithmone se Juventusi e ka te veshtire qe te deshtoje ne ndeshje te medha," - thekson Xhanluixhi Bufon. Juventusi nuk ka arritur qe te fitoje dy ndeshjet e fundit, duke perfshire edhe humbjen ne Ligen e Kampioneve, teksa i duhet qe te diskutoje kualifikimin, perballe Bajernit te Mynihut. Edhe trajneri i Juves, Ciro Ferrara theksoi se ka ardhur koha qe lojtaret e tij te gezojne fitoren me Interin, por vetem per nje dite, pasi nje tjeter sfide e madhe i pret ne mesjave. - "Ne jemi te lumtur dhe te kenaqur, sepse shenuam nje fitore qe e merituam plotesisht. Tani ne duhet te mendojme per ndeshje e se martes, ne "Champions"," - theksoi trajneri i Juventusit, Ferrara.