E Diel, 1 Nëntor 2026

Grinden kushërinjtë në Poliçan, njëri në pranga, tjetri në spital

Një grindje e vjetër mes dy kushërinjve është bërë shkak i plagosjes së një 45- vjeçari me mjete të forta, ndërkohë që autori është shoqëruar më pas në polici. Ka qenë Demir Aliaj, i cili ka përfunduar në spitalin e Beratit pasditen e djeshme pasi është plagosur me mjete të forta nga kushëriri i tij 30 vjeç, Edlir Aliaj. 45- vjeçari Aliaj ka mbërritur pasditen e djeshme rreth orës 16:00 në repartin në Repartin e Kirurgjisë me plagë të marra në trup dhe kokë.

Sipas bluzave të bardha i plagosuri ishte goditur disa herë në kokë dhe në trup, ndërkohë që ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore. Së bashku me të ka mbërritur në spital, por me plagë më të lehta Nuri Pilasi, 40 vjeç, banor i një tjetër fshati, i cili mësohet se ka ndërhyrë në sherrin mes dy kushërinjve, por ka përfunduar së bashku me të në spital pas disa plagëve të lehta që ka marrë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia, e ka nisur hetimet. Nga hetimet e para të bëra nga ekspertët mësohet se grindja mes dy kushërinjve ka ndodhur në qytetin e Poliçanit, ku Aliaj së bashku me të njohurin e tij Pilasi, ndodheshin në treg. Ka qenë një debat i vjetër mes dy kushërinjve, i cili është kapur pas një debati të hapur mes tyre nga ku ngeli i plagosur 45- vjeçari. Ka qenë Edliri, i cili ka akuzuar kushëririn për një grindje të vjetër që ka pasur me të atin e tij. Kaq ka mjaftuar dhe 30- vjeçari ka nisur të dhunojë fizikisht kushëririn me mjete të forta të rastit, duke e lënë të plagosur. Në këtë grindje mësohet të ketë ndërhyrë dhe 40- vjeçari Pilasi, i cili gjithashtu ka ngelur i plagosur. Posta e Poliçanit deklaroi dje shoqërimin në polici të autorit, i cili është prangosur në rrethinat e fshatit.

Email This Klikime: 6

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›