E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financim 3.2 miliarde euro, rruget qe do te ndertohen Rozeta Rapushi

Qeveria merr 3.2 miliard euro kredi per infrastrukture dhe energji. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kryeministri Sali Berisha, beri te ditur se qeveria qe ai drejton, ka marre jo pak, por 3.2 miliarde euro financime per infrastrukturen rrugore, ujore dhe energjine elektrike. “Kredia vjen nga fjala “kredio”, qe do te thote besoj. Eshte marre fjala besim per veprimtarine bankare. Kreditoj, do te thote para se gjithash, besoj. Ne qofte se diku ka krize besimi, ekziston besim i plote ndaj ekonomise dhe qeverise shqiptare. Kredio-besoj dhe neve na besojne. Kjo eshte e verteta. Nje faktor shtese madhor ishte mesazhi qe derguam me ristrukturimin e buxhetit”, u shpreh Berisha, duke ua theksuar kete fjale socialisteve ne opozite, qe prej kohesh akuzojne per krize ekonomike dhe besimi. Duke shprehur falenderimet ndaj institucioneve financiare per gatishmerine dhe vendosmerine e tyre per te investuar ne te gjitha prioritetet e qeverise shqiptare, Kryeministri Berisha vleresoi se keto financime kane ne baze, para se gjithash, besimin tek ekonomia dhe qeveria shqiptare. Sipas kryeministrit, miqte dhe partneret financiare, e kane pritur ne menyre te shkelqyer, si deshmi e seriozitetit te kesaj qeverie situaten ekonomike. Ndaj sipas tij, edhe keto kredi kapin vleren 3.2 miliard euro. “Por une ju garantoj, se ne cdo rast dhe ne cdo nevoje, ato mund te njohin pa asnje veshtiresi, rritje te metejshme, ne perputhje me objektivat e kesaj qeverie”, vijoi Berisha. Kryeministri shprehu vleresimin dhe respektin per te gjithe faktoret operues ne ekonomine shqiptare, qeverine dhe strukturat e saj me reformat e thella qe ndermori, sektorin privat, qe me veprimtarine dhe performancen e tyre bejne qe ekonomia, biznesi, qeveria dhe autoritetet shqiptare te gezojne besimin me te madh te institucioneve financiare evropiane dhe boterore. Ne detaje, kreu i qeverise, shpjegoi se, Banka Evropiane e Investimeve (BEI), se bashku me Banken Islamike te Zhvillimit, u angazhuan plotesisht ne financimin e projekteve te medha, nder te cilat autostrada Tirane-Elbasan. Keto dy banka do te financojne te gjithe trajektoren e kesaj rruge, qe eshte edhe segmenti nder me kryesor i Korridorit te 8-te, natyrisht, me nje impakt te madh ne shkurtimin e kohes per arritjen ne Tirane, nga te gjitha skajet e Shqiperise jugore dhe juglindore. Po keshtu, Banka Islamike, Fondi i OPEC-ut dhe Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH), jane angazhuar per nje financim te madh ne rruget rurale. Nga ana tjeter, Kryeministri Berisha shprehu mirenjohjen e thelle per qeverise japoneze, e cila parashikon te ndihmoje me kredi te buta ndertimin e rrugeve rurale te vendit, ne shumen e 100 milion dollare. Ndersa Korporata Financiare Nderkombetare (IFC), eshte angazhuar te rrise financimin e saj per sektorin privat. Duke vijuar me listen e gjate, Berisha tha se Banka e Detit te Zi, merr persiper financimin e rruges se Arbrit, ndersa Fondet e Gjirit, marrin persiper financimin e Boshtit te Jugut. “Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim, u angazhua dje se do te financonte te gjitha projektet, perfshire edhe projektin shtese, te rruges Qafe Plloce-Librazhd. Ndersa qeveria austriake jep nje kredi te bute, jashtezakonisht te leverdishme, per modernizimin me teknologjine e fundit te 6 spitaleve”, theksoi Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›